Sabiha Kasimati shkencëtarja e parë shqiptare, u ekzekutua nga regjimi komunist

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot, biologen dhe shkencëtaren e mirënjohur shqiptare, Sabiha Kasimati (15 shtator 1912 – 26 shkurt 1951)


Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot, biologen dhe shkencëtaren e mirënjohur shqiptare, Sabiha Kasimati (15 shtator 1912 – 26 shkurt 1951).

Sabiha Kasimati lindi më datë 15 shtator 1912, në qytetin e Edirnesë, në Turqi. Me kthimin e familjes në Shqipëri, ajo u shkollua në Liceun Francez të Korçës, dhe në sajë të rezultateve të mira, iu akordua nga shteti një bursë në Universitetin e Torinos, në Fakultetin e Shkencave Biologjike. Sabiha Kasimati përfundoi studimet doktorale në vitin 1941 me rezultate maksimale në fushën e iktiologjisë. Po atë vit u kthye në Shqipëri për të dhënë kontributin në shkencë dhe në arsim.

Në vitin 1943 vendoset si punonjëse shkencore në bërthamën e parë akademike me emrin Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare. Por, për shkak të problemeve shëndetësore, ajo do të shkonte në Itali për kurim, nga ku do të kthehej në vitin 1945. Me vendosjen e diktaturës, fillimisht u punësua pranë Institutit të Shkencave, ku iu përkushtua sërish fushës së iktiologjisë. Në vitin 1948 përfundoi studimin mbi peshqit në ujërat shqiptare. Por ky studim do të botohej në vitin 1955 nën emrin e rusit Anatoli Poljakov dhe dy fillestarëve në fushën e iktiologjisë, Ndoc Rakaj dhe Ndoc Filipi.

Duke parë zhvillimet politike në vend, Sabiha Kasimati shfaqi pakënaqësitë e saj mbi qeverisjen e shtetit komunist. Për këtë arsye ajo filloi të përndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Emri i saj u lidh me shpërthimin në Ambasadën Sovjetike dhe u akuzua për pjesëmarrje në organizata terroriste e bashkëpunim me agjentura të huaja, akuza të cilat ajo nuk do t’i pranonte asnjëherë.

Pak ditë pas ngjarjes në ambasadë, u pushkatua më 26 shkurt 1951 së bashku me 21 intelektualë të tjerë.

Në vitin 2011, vit i cili përkoi me 60-vjetorin e vrasjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, e nderoi Sabiha Kasimatin me titullin “Nderi i Kombit”.

Muzeu “Shtëpia me gjethe” kujton se, në Shqipëri, gjatë periudhës së diktaturës (me një popullsi prej një milion banorësh më 1945 dhe prej 3 milionësh afërsisht më 1990) janë burgosur për motive politike rreth 18000 vetë, nga të cilët gati 8000 gra. Janë ekzekutuar me ose pa gjyq për motive politike mbi 6000 vetë, nga të cilët 450 gra.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…