Kompanitë ndërkombëtare gjejnë mundësi të mëdha biznesi në Kinë

Tani, gjithnjë e më shumë korporata ndërkombëtare po rrisin investime në tregun kinez me fillimin e vitit të ri.


Tani, gjithnjë e më shumë korporata ndërkombëtare po rrisin investime në tregun kinez me fillimin e vitit të ri. Pavarësisht një mjedisi sfidues global dhe rimëkëmbjes së dobët ekonomike, këto kompani vazhdojnë të shohin potencial të pashfrytëzuar në Kinë.

“‘Kina tjetër’ është përsëri Kinë”

Kina ofron mundësi të mira për zgjerimin e bizneseve nga vende të ndryshme, falë infrastrukturës së zhvilluar, tregut të madh të konsumit dhe mjedisit të favorshëm të investimeve që po përmirësohet vazhdimisht.

Ola Kallenius, kryetar i bordit të menaxhimit të Grupit “Mercedes-Benz”, tha se kompania e tij ka hedhur hapa të rëndësishëm në Kinë përgjatë viteve, duke ndërtuar një bazë të fortë për rritjen e ardhshme.

Me zhvillimin e pjekur ekonomik dhe përmasën gjigante të tregut, Kina mbetet një potencial i konsiderueshëm rritjeje në një periudhë afatgjatë, tha Ola Kallenius, duke shtuar se kompania e tij shpreson ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe të thellojë më tej praninë e vet strategjike në Kinë.


Foto: VCG

Ndërkohë,” Volkswagen”, një tjetër kompani gjigante ndërkombëtare e automjeteve, po përshpejton lokalizimin e plotë të prodhimit, kërkimit dhe prokurimit në Kinë. Nëntorin e kaluar, grupi bëri të ditur se Kompania Teknologjike “Volkswagen China”, qendra e saj më e madhe e zhvillimit jashtë Gjermanisë, planifikon të nxjerrë një platformë elektrike për segmentin e nivelit fillestar brenda 36 muajve.

“Me zhvillimin e një platforme specifike për Kinën për segmentin e nivelit fillestar, ne po marrim përsipër detyra të rëndësishme zhvillimi për strategjinë tonë ‘në Kinë për Kinën'”, tha Ralf Brandstaetter, kryeekzekutivi i degës së “Volkswagen”-it në Kinë.

Rritja e industrisë së automjeteve elektrike në Kinë ka ofruar mundësi të shumta biznesi për prodhuesit francezë të pjesëve të këmbimit, si “Valeo” dhe “Faurecia”.

Raporti financiar i tremujorit të tretë të “Faurecia” në vitin 2023 tregoi një rritje prej 11.8% të shitjeve në tregun kinez.


Foto:VCG

Patrick Koller, kryeekzekutivi i “Faurecia”, ka theksuar vazhdimisht rëndësinë strategjike të tregut kinez për kompaninë në raste të ndryshme, duke thënë se ndikimi në rritje brenda sektorit të automobilave të Kinës pritet të nxisë më tej zhvillimin dhe përparimin e zinxhirit të furnizimit të pajisjeve elektronike të automjeteve të kësaj kompanie.

Christian Dreger, studiues i lartë në Universitetin Evropian “Viadrina Frankfurt (Oder)”, tha se tregu dhe ndërmarrjet evropiane i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme zhvillimit ekonomik të Kinës.

Përmasa e tregut të Kinës, niveli i arsimimit të popullsisë, infrastruktura me cilësi të lartë dhe roli ndikues i Kinës në nxitjen e rritjes ekonomike në Azinë Juglindore janë të gjithë faktorë vendimtarë për rimëkëmbjen e ekonomisë evropiane, tha Dreger.

Treg joshës

Tregu i madh i Kinës ka tërhequr investime në rritje nga sektori ndërkombëtar i prodhimit, shërbimet ndërkombëtare të ushqimit, kompanitë e teknologjisë së lartë dhe institucionet financiare, duke treguar elasticitet në sfondin e një ekonomie të ngadaltë globale.

Gjigantët globalë të shërbimit të ushqimit vazhdojnë të lulëzojnë në Kinë. Le të marrim si shembull “Yum China”, operatori i restoranteve filiale të KFC-së dhe “Pizza Hut”-it në Kinë. Kompania raportoi rritje të qëndrueshme dhe shtoi 500 dyqane që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar. Tani ajo operon gjithsej mbi 14 000 restorante dhe synon të ketë 20 000 në Kinë deri në vitin 2026.


Foto:VCG

Ndërsa “Apple” bëri të ditur se tregu kinez zinte një të pestën e të ardhurave të saj vitin e kaluar. Kryeekzekutivi Tim Cook tha se tregu i Kinës është jetik për “Apple” dhe se ai mbetet “shumë optimist” për perspektivat afatgjata të kompanisë atje.

Për “Apple”, Kina është një burim vendimtar në zinxhirin e furnizimit. 151 ndër 200 furnizuesit kryesorë të kompanisë, duke përfshirë të huaj dhe kinezë, kanë një prani prodhuese në Kinë.

Mbështetja e fuqishme nga ekosistemi industrial i Kinës rrit gjithashtu efektshmërinë e prodhimit. Fabrika e “Tesla”-s në Shangai, gigafabrika e parë e kësaj kompanie amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, dorëzoi 947 000 automjete në vitin 2023 dhe mund të prodhojë një makinë në më pak se 40 sekonda.

Sipas “Reuters”-it, “Citigroup” planifikon të krijojë në fund të këtij viti një njësi bankare investimesh në Kinë në pronësi të plotë. Ajo do të fokusohet në tregun vendas të kapitalit dhe planifikon ta zgjerojë fuqinë punëtore nga 30 në afro 100.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Katër marrëveshjet e arritura në Samitin Ballkani Perëndimor-BE

Na ulja e kostove të transaksioneve bankare te korsitë e gjelbra

Global 360

Rezoluta e PE: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi dëmton besueshmërinë e BE-së

PE-ja i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta ndryshojë qasjen në dialog, në mënyrë që të ketë përparim.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

“La dolce vita”, një kontrapunkt aktual edhe i shoqërisë sonë

Një botë kukullash, një botë teatri. Botë që duket në dritë, po që s'ka më dritë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Katër marrëveshjet e arritura në Samitin Ballkani Perëndimor-BE

Na ulja e kostove të transaksioneve bankare te korsitë e gjelbra