Bundestagu gjerman, mbështetje Shqipërisë drejt integrimit europian

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli së bashku me anëtarët e këtij komisioni, Tritan Shehu, Etjen Xhafaj, Petro Koçi dhe Bardhyl Kollçaku, pritën në takim Thomas Hacker dhe Stephan Brandner, anëtarë të Grupit Parlamentar të Bundestagut për Evropën Juglindore


Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli së bashku me anëtarët e këtij komisioni, Tritan Shehu, Etjen Xhafaj, Petro Koçi dhe Bardhyl Kollçaku, pritën në takim Thomas Hacker dhe Stephan Brandner, anëtarë të Grupit Parlamentar të Bundestagut për Evropën Juglindore, të cilët janë duke zhvilluar një tur në disa prej vendeve të rajonit tonë.

Kodheli falënderoi për gjithë mbështetjen në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian duke e çmuar si tejet të domosdoshme lidershipin e Gjermanisë në këtë drejtim.

Ajo veçoi homologun e saj në Bundestag, Michael Roth për lidershipin e treguar për këtë çështje si dhe aktivizmin e tij pro integrimit të rajonit të Ballkanit.

Kryetarja, Kodheli shfrytëzoi rastin për të konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj kandidaturës së Gjermanisë për Këshillin e Sigurisë në UN për periudhën 2027-2028.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Tritan Shehu vuri theksin në nevojën për të përmirësuar nivelin e demokracisë në vend si dhe kërkoi më shumë hapësirë për veprimtarinë e opozitës.

Petro Koçi foli mbi efektet e reformës në drejtësi. Të tjera tema që u diskutuan ishin bashkëpunimi rajonal, situata e sigurisë në rajon e më gjerë.

Parlamentarët gjermanë falenderuan për kohën si dhe për panoramën e gjerë dhe bisedën e hapur e të sinqertë.

Hacker konfirmoi dedikimin e Gjermanisë për stabilitetin në Ballkan, si dhe tha se janë informuar në vijimësi nga qeveria për punën e jashtëzakonshme që Shqipëria po bën për hapjen e kapitujve.

Ai tha se pas sulmit mbi Ukrainë bota nuk është më e njëjtë dhe se për këtë arsye është e nevojshme një rishikim i rregullave të unionit, pasi çështjet bilaterale nuk mund të shërbejnë më si justifikim për të bllokuar procese të rëndësishme për secilin vend.

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…