Hasani takon Terzin: Rritje e mëtejshme e partneritetit strategjik Shqipëri-Itali

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua në Romë me senatorin Giulio Terzi


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua sot në Romë me senatorin Giulio Terzi, për të diskutuar për projektet konkrete që synojnë rritjen e mëtejshme të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë,duke theksuar edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE-së.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta të sigurisë për një mjedis më të sigurt për vendet dhe njerëzit tanë, njoftoi sot MEPJ.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani viziton sot Romën ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus këtë këtij takimi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, bashkëpunimi rajonal si dhe integrimi ekonomik.

Takimi do të drejtohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.

Ndërsa të martën Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv/kryeministri dhe MPJ Tajani.

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.