15 operatorë turistikë nga Kina vizituan në janar Shqipërinë

Fluksi i rritur ndjeshëm i vizitorëve nga Kina erdhi pas dy ngjarjeve me rëndësi në shtimin e bashkëpunimit konkret mes të dyja vendeve gjatë vitit 2023


Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, vizitorët e huaj nga Azia Lindore dhe Paqësori, ku bën pjesë në masën mbi 98 përqind Kina, u shtuan gjatë vitit 2023 me 2.5 herë Ndërsa të dhënat zyrtarë të INSTAT mbi lëvizjet e shtetasve tregojnë se gjatë vitit 2023, Shqipërinë e vizituan mbi 10 milionë vizitorë të huaj, shifrat dhe treguesit e tre javëve të para të janarit 2024 janë gjithashtu optimiste.

Në janar, vizitat kryesisht janë për qëllime historike dhe kulturore dhe qyteti i Krujës, një nga atraksionet kryesore historike dhe kulturore të vendit, me Kalanë mesjetare të Krujës dhe Muzeun Historik dhe Etnografik brenda kalasë, u vizitua nga 15 operatorë turistikë nga Kina, pjesë e një FAM Trip, organizuar nga Landways International.

Përfaqësuesit e kompanive kineze shprehën interes dhe optimizëm për rritjen e numrit të turistëve nga ky vend në Shqipëri dhe në Ballkan. Me lehtësimin e plotë të masave kundër Covid-19 gjatë vitit 2023, shtim të konsiderueshëm të numrit të vizitorëve nga Kina kanë përjetuar edhe vendet përreth nesh, si Italia dhe Greqia.

Kina ka treguar ndër vite se është shteti, i cili ka më shumë turistë që lëvizin në të gjithë botën. Sipas statistikave zyrtare, në gjysmën e parë të vitit 2023, numri i turistëve të ardhur nga Kina në Evropë arriti në 40.3 milionë, ndërkohë që kjo shifër pritet nga të gjithë operatorët turistikë ndërkombëtarë të jetë rritur akoma dhe më tej në gjysmën e dytë të vitit 2023.


Turistët kinezë në Muzeun e Krujës (Foto ATSH)

Udhëtimet jashtë vendit të qytetarëve kinezë kanë qenë një ndihmë e madhe për turizmin global. Sipas kompanisë ndërkombëtare të konsulencës së biznesit McKinsey & Company, turistët kinezë shpenzojnë në vit rreth 255 miliardë dollarë. Kjo shifër është pothuajse dy herë më shumë se ajo që shpenzojnë turistët amerikanë nëpër botë, tre herë më shumë se sa turistët gjermanë dhe pothuajse katër herë më shumë se shpenzimet e turistëve britanikë.

Tregu i turizmit i Kinës pritet të lulëzojë gjatë pushimeve të ardhshme të Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez), me rezervimet të shumëfishuara, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si brenda, dhe jashtë vendit.


Turistë të huaj në Muzeun e Krujës (Foto Meteoalb)

Një raport i publikuar në fillim të javes së dytë të janarit 2024, nga kompania gjigande kineze e udhëtimeve “Ctrip”, tregon se rezervimet për udhëtimet e brendshme dhe udhëtimet jashtë Kinës kanë pasur një rritje të dukshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në Shqipëri, INSTAT thotë se në 11 muajt e parë të vitit 2023, vihet re zgjerim i gjeografisë së vizitorëve, ku nga janari deri në nëntor 2023 janë trefishuar turistët nga vendet e largëta, si Azia Lindore dhe Paqësori.

Fluksi i rritur ndjeshëm i vizitorëve nga Kina erdhi pas dy ngjarjeve me rëndësi në shtimin e bashkëpunimit konkret mes të dyja vendeve gjatë vitit 2023. Më 15 shkurt 2023, ish-ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding nënshkroi “Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin turistik ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës Popullore të Kinës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë” me ministren shqiptare të Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndërkohë që pak më parë, më 17 janar 2023, mes të dyja vendeve u nënshkrua një marrëveshje historike për heqjen e ndërsjellë të vizave.

Këto dy ngjarje zgjuan dhe nxitën në masë të madhe potencialin e bashkëpunimit turistik Kinë-Shqipëri, duke promovuar lidhjet njerëzore ndërmjet të dy vendeve.

Në të ardhmen e afërt dhe gjatë gjithë vitit 2024, sipërmarrjet turistike të të dyja vendeve, tani që po njohin më mirë njera-tjetrën me vizita të ndërsjellta, do të dinë t’i shfrytëzojnë më së miri mundësitë për të forcuar bashkëpunimin, për të krijuar itinerare turistike më atraktive dhe karakteristike, si dhe për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri.

Kjo është një mundësi e mirë për vendin tonë, pasi drejtpërdrejt ndikon tek rritja e të ardhurave në vend nga turizmi.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.