Sondazhi i CGTN-it: Mbi 90 % dënojnë ShBA-në si “përfituese nga lufta”

Shitjet e përgjithshme të armëve amerikane ndaj vendeve të huaja në vitin fiskal 2023 u rritën me 16 për qind në krahasim me vitin fiskal 2022, duke shënuar një rekord prej 238 miliardë dollarësh.


Shitjet e përgjithshme të armëve amerikane ndaj vendeve të huaja në vitin fiskal 2023 u rritën me 16 për qind në krahasim me vitin fiskal 2022, duke shënuar një rekord prej 238 miliardë dollarësh. Sipas një sondazhi global në internet të kryer nga CGTN, 93.88 për qind e të anketuarve globalë i dënojnë Shtetet e Bashkuara për fitime nëpër nxitjes së tensioneve dhe provokimit të luftërave në tërë botë.

Në vitin fiskal 2023 ShBA miratoi shitjen e “Sistemit të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë” Polonisë, “raketave ajër-ajër të përparuara me rreze të mesme” Gjermanisë dhe “Sistemit kombëtar të përparuar të raketave tokë-ajër” Ukrainës. Në sondazh, 92 për qind e pjesëmarrësve e fajësojnë ShBA-në për përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve dhe turbullirave në rajon, dhe 91.98 për qind e tyre besojnë se ShBA-ja e ka rritur shitjen e armëve vendeve të tjera, gjë që bie ndesh me paqen botërore. Siç shprehet një përdorues rrjeti i CGTN-it: “ShBA-ja këmbëngul në shitjen e armëve vendeve të tjera. Ajo kujdeset vetëm për paratë, kurrë për viktimat.”

Jo vetëm shitjet totale ushtarake jashtë vendit në vitin fiskal 2023, por buxheti i mbrojtjes i ShBA- së për vitin fiskal 2024 gjithashtu arrin një rekord prej 886 miliardë dollarësh. Në sondazh, afro 90 për qind (88.72%) e të anketuarve globalë shqetësohen se Amerika mund të shkaktojë një raund të ri të garës globale të armatimeve. 94.81 për qind besojnë se shitjet e armëve amerikane ndaj vendeve të huaja janë thellësisht të lidhura me politikën e saj të jashtme dhe janë bërë një mjet i rëndësishëm për ShBA-në për të detyruar dhe kontrolluar vendet e tjera. “Duket se nuk ka asnjë konflikt në botë në të cilin Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira drejtpërdrejt ose tërthorazi, dhe hegjemonia e tyre financiare, ushtarake dhe politike është bërë pengesë për paqen botërore,” tha një përdorues rrjeti i CGTN-it.

“Siguria e një vendi nuk duhet të kërkohet në kurriz të të tjerëve. Siguria e një rajoni nuk duhet të arrihet nëpërmjet forcimit apo zgjerimit të blloqeve ushtarake.” Sipas sondazhit, 90.31 për qind e të anketuarve globalë pajtohen plotësisht me pikëpamjen e ShBA-së si “përfituese e luftës”. Përveç kësaj, gati nëntë në dhjetë (89.26%) e të anketuarve theksojnë se në një luftë nuk ka fitues; të gjitha vendet duhet të mbajnë një qëndrim të qartë kundër luftës dhe të qëndrojnë në gatishmëri të lartë ndaj çdo veprimi dhe rreziku të mundshëm të luftës.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike, 13 pikë mbi mesataren afatgjatë

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) qëndron pranë nivelit më të lartë historik rreth…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike, 13 pikë mbi mesataren afatgjatë

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) qëndron pranë nivelit më të lartë historik rreth…