Veliaj: Kolegji i Europës, mundësi e artë për kryeqytetin!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në mjediset e reja të Kolegjit të Europës


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në mjediset e reja të Kolegjit të Europës, te godina “Liria” pranë Qytetit Studenti. Veliaj tha se ky është një kampus i përkohshëm, kurse kampusi i ri do të ndërtohet aty pranë “Qytetit Studenti”.

“Jam vërtet i kënaqur kur shoh si vlon puna, teksa përgatitemi për kampusin provizor të Kolegjit të Europës. Kemi studion, ose zyrën pritëse, që është te Piramida, ndërkohë ky do të jetë mjedisi i punës dhe i studimit. I punës për stafin dhe administratën, pra te godina “Liria” në zemër të “Qytetit Studenti”, shumë pranë konviktit, që tashmë është përzgjedhur për 31 studentët e parë”, tha Veliaj.

“Kemi liruar edhe parkingun pas godinës “Iliria”, kurse autobusët e linjave të juglindjes janë zhvendosur te Terminali pranë TEG-ut. Kjo do të thotë se edhe sheshi do të lirohet shumë shpejt, për t’u kthyer në një kantier për ndërtimin e një kampusi ultra-modern. I ka hije Shqipërisë gjithë ai insistim dhe mund i Kryeministrit për ta sjellë Kolegjin e Europës në Tiranë, si dhe mbarimi në kohë i projektit fantastik te Piramida, si zyrë e përfaqësimit në zemër të Tiranës dhe fillimi i punës në kampus. Pjesa e kampusit, ku do të bashkëjetojë kampusi i ri i Universitetit të Tiranës me godinat e reja me kampusin e Kolegjit të Europës, besoj se është krushqia ideale europiane-shqiptare që do të simbolizohet aty”, vijoi Veliaj.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se po punohet me ritme të shpejta për ta hapur sa më parë, brenda shtatorit, dhe për ta vënë në funksion të studentëve kampusin e Kolegjit të Europës. “Lajmi i mirë që na erdhi nga rektorja, Federica Mogherini, është se për 31 studentët e parë ka një bursë. Kush do të pranohet automatikisht, e ka gjithçka të paguar në janar. Fakti që ka një kërkesë të jashtëzakonshme, sipas rektorës, për të qenë staf dhe student në Tiranë, do të thotë se Tirana e ka ngritur vërtet pjacën. Mandej, kur të vijnë këtu dhe të shikojnë se si idetë e arkitekteve tona të mrekullueshme e kanë bërë këtë si një shtëpi për ta, besoj do të jetë një surprizë shumë e këndshme. Ju falenderoj që po punoni për të kapur afatet në kushte spartane dhe me një sprint të paparashikuar. Mezi pres që të krenohemi kur të marrim certifikim dhe ta quajmë zyrtarisht të hapur edhe për mësimdhënie tani, jo vetëm për përfaqësim, kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian. Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…