Begaj në Shijak: Arsimi profesional, mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Shijak, ku u takua me autoritetet vendore, qytetarë, nxënës e mësues.


Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Shijak, ku u takua me autoritetet vendore, qytetarë, nxënës e mësues.

Presidenti Begaj vizitoi shkollat e rindërtuara, të pajisura me ambiente dhe mjete bashkëkohore për nxënësit, përfshirë edhe laboratorë për praktikat, por dhe me metoda të reja të mësimdhënies, klube artistike dhe profesionale.

Presidenti zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit dhe arsimtarët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ku u njoh me problematikat dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor. Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj u bëri thirrje nxënësve të vlerësojnë dhe respektojnë mësuesit sikundër respektojnë familjet e tyre.

Veç rëndësisë së respektimit të figurës së mësuesit, Presidenti, gjithashtu, vlerësoi përkushtimin e tyre në edukim dhe mësimdhënie.

“Nëse ne jemi frymëzues, e nesërmja ka më shumë shpresë”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar domosdoshmërinë e arsimit cilësor në përgatitjen e brezave.

Në vijim të nismës për librin shqip, Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë dhuruan për bibliotekat e tri shkollave në Shijak rreth 150 tituj didaktikë dhe letrarë.

Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë që ka arsimi profesional për të rinjtë, si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Një model i tillë ishin edhe dy biznese të vogla në qendër të qytetit, të cilat funksionojnë prej dekadash si trashëgim familjar.

Presidenti takoi një orëndreqëse, e cila profesionin e trashëgoi nga i ati, që hapi dyqanin para 75 vjetësh dhe po ashtu një pastiçier, që ofron ëmbëlsira cilësore që nga viti 1985, të prodhuara në mënyrë artizanale.

Gjatë vizitës në Shijak, Presidenti Begaj ndoqi dhe një ekspozitë të vëllezërve piktorë Faja, të bijtë e artistit emblemë të këtij qyteti,“ Piktorit të Merituar”, Agim Faja. Ekspozita “Ç’po luftojnë siç u ka hije, burrat trima t’ksaj nahije”, i dedikohet rolit dhe kontributit të luftëtarëve të kësaj zone në 110-vjetorin e Luftës së Shkodrës.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana falënderoi Presidentin për vëmendjen që tregoi ndaj Shijakut, qytetit të parë që përfundoi procesin e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit.

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së…