Enkelejda Masseboeuf – Të jetosh me poezinë!

“Botën pa prek” është vëllimi gjashtë poetik i Enkelejda Masseboeuf, botuar nga Botimet POLIS


Nga Luan Rama

“Botën pa prek” është vëllimi gjashtë poetik i Enkelejda Masseboeuf, botuar nga Botimet POLIS, të cilin ajo e prezantoi në takimin e fundit të “La Maison de l’Albanie” në Paris, ku ajo foli për artin e saj poetik dhe itinerarin artistik të këtyre viteve, për frymëzimet dhe pikëtakimin me Francën 21 vjet më parë dhe integrimin e saj në jetën franceze, në botën franke, të cilën ajo e përqafoi menjëherë. Në fakt, gjithë kjo ishte një histori dashurie që vazhdon gjithnjë në dimensione të reja dhe me ritme poetike që nuk ndalen.

E lexova me kënaqësi të veçantë këtë libër dhe në mbyllje qëndrova gjatë në poezinë e fundit. Një titull i thjeshtë: “Larg”, një poezi që flet për njeriun dhe qytetin, ku figuracioni të rrëmben pasi në çdo rresht ka një metaforë, një imazh, vetë krijonjësi i poezisë. Përmes fjalës, poetja të sugjeron një qytet në letargji, në dhimbje, në boshllëk, ndërkohë që poeti shkon, ikën në një ditë vjeshte në kërkim të frymëzimit të tij.

“Në ç’utopi a realitet përhumbet poeti?
Desinacioni i tij nuk njeh cak, as kohë,
Ka për muze shpirtin ku nuk di ku është fikur.”…

E imagjinoj një çast tek shkruan këtë poezi për “qyetin që këndon këngën e fundit/ me kambanat e kishave ende zgjuar… si dhe me imazhin që përvijon poezinë ku “ndërsa poeti ecën në rrugën pa fund / lahet qiellit të tij fitimtar.”

Gjashtë vëllime poetike nuk janë pak për të udhëtuar me siguri në botën poetike, në detin e poezisë nëse mund ta quajmë kështu, në hapësirat dhe erërat e tij, aget dhe perëndimet e shndritshme, në afrimin e stuhive dhe pikërisht gjatë këtij udhëtimi, poezia e saj bëhet më e funqishme, më e frymëzuar dhe e qenësishme, me figura origjinale e ritme që vetëm ky ballafaqim ti ofron. “Po vij deti im” / Ka ardhur koha të shëtis / Të dal nga ky ngujim shpirtëror!…”

Nëse në librat e parë të saj mbizotëronin poezitë e dashurisë, lirikat, sot poezia e saj ka fituar dimensione të reja humane jo thjesht pse poezitë i kushtohen njerëzve të afërt, gjyshit, atit, duarve të nënës, djalit apo vajzës por dhe kalimtarit të rrugë, njeriut të panjohur, tjetrit, vetë botës njerëzore. Një poezi që është gjithnjë në kërkim të njeriut, dritës, dashurisë.

Ky vëllim është shkruar në fakt në kohën e pandemisë dhe me siguri ka qenë revolta e shpirtit të saj që ka dashur ti kapërcejë barrierat, portat e mbyllura, për ti bërë himn dashurisë njerëzore, vetë thelbit njerëzor. E dashuruar pas Rembosë dhe Migjenit ajo ndjek rrugën e saj poetike. I rikthehet sërish dashurisë si në poezinë “Ti do vish…” ku shkruan:

“Retë sjellin si premtim shiun,
Po ti, kur do të vish?
Një vetëtimë çjerr qiellin tutje,
Edhe një tjetër…
Si melodi, nata më bie mbi supet e brishte,
E di, ti patjetër do të vish!”

Jo rrallë në poezitë saj është malli për vendlindjen, Shqipërinë. “Cfarë është vendlindja? – më pyet malli,” – pyet ajo… Dhe vazhdon: “Po s’dija nga t’ia nisja e ç’lot të gëlltisja”… Po, vendlindja, siç e thotë ajo është një psherërimë, është ankth i mungesës dhe ndarjes, është “pengu i vdekjes që mban prindërit e mi”.

Ndryshe nga librat e tjerë, tashmë është dhe tema sociale ajo që e tërheq më shumë, pasi aty janë trazimet e shpirtit njerëzor, hallet e njeriut dhe të botës, vetë ekzistenca njerëzore, dashuria për tjetrin, ardhmëria e universit apo lufta kundër terrorizmit siç e lexojmë dhe në poezinë “Nice”.

Në këtë mbrëmje poetike, biseda rreth librit kishte frymën e poezisë, dashurinë për të, përgjërimin, përkushtimin. Edhe pse në dukje e qetë, një sy i sprovuar arrin ta pikasë menjëherë drithërimën e saj, brishtësinë e njëkohësisht vargjet që ngjizen breda saj për një poezi të ardhshme.
Është bukur të jetosh në poezi, brenda dhe asnjëherë jashtë saj!

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…