Ushqimet që hamë kanë ndikim në moralin tonë

Përvoja na dëshmon që edhe ushqime të ndryshme kanë ndikim në aftësitë mendore dhe shpirtërore të njeriut.


Nga Bujar Ramaj

Ushqimet që hamë kanë ndikim në moralin tonë.

( Mesime te Imamit te Kohes)

“…. Përvoja na dëshmon që edhe ushqime të ndryshme kanë ndikim në aftësitë mendore dhe shpirtërore të njeriut. Nëse shqyrtojmë thellë, del se ata që kurrë nuk hanë mish, trimëria fillon t’u zbehet, derisa gradualisht e humbin guximin dhe bëhen shumë frikacakë, duke humbur kështu një dhunti të lavdishme që u ishte dhënë prej Zotit. Këtë dukuri mund ta gjejmë edhe në ligjin e natyrës, të vënë prej Zotit, ku asnjë nga kafshët barngrënëse nuk zotëron guximin që mund të ketë një kafshë mishngrënëse. Edhe te shpendët e gjejmë këtë dukuri.

Kështu që, nuk mund të dyshohet aspak që ushqimet kanë ndikim në moral. Nga ana tjetër, njerëzit që ditë e natë hanë vetëm mish dhe perimet i përdorin shumë pak në dietën e tyre, e humbin virtytin e butësisë e të përulësisë. Kurse ata që ndjekin rrugën e mesme të të ushqyerit, i trashëgojnë të dyja llojet e virtyteve. Duke marrë parasysh pikërisht këtë urtësi, Hani edhe mish edhe ushqime të tjera, por me asgjë mos e teproni, që mos t’ju ndikojë për keq në gjendjen morale dhe as mos t’i sjellë dëm shëndetit tuaj.

Ashtu siç pamë që gjestet trupore ndikojnë në shpirt, në të njëjtën mënyrë edhe shpirti nganjëherë ndikon te trupi. Një njeriu të brengosur i lotojnë edhe sytë. Po ashtu ai që gëzohet, buzëqesh.

Pra, të gjitha lëvizjet tona si të ngrënët, të pirët, të fjeturit, të zgjuarit, të çlodhurit, të pastruarit dhe lëvizjet e tjera natyrore, patjetër që ndikojnë në gjendjen tonë shpirtërore. Forma e trupit tonë ka lidhje të ngushtë me të qenët tonë si njeri.

Nëse një pjesë e trurit lëndohet, njeriu fillon ta humbë kujtesën, ose nëse merr goditje në ndonjë pjesë tjetër, mund të privohet nga të gjitha ndjenjat.

Nëse ndonjë epidemi befas e sulmon njeriun, ai mund ta prekë atë deri në zemër duke ia rënduar keqas organizmin, aq sa edhe sjellja e njeriut të çrregullohet dhe ai të çmendet plotësisht, madje mund të humbasë edhe jetën brenda disa çastesh. Pra, edhe lëndimet trupore vërtetojnë që shpirti dhe trupi kanë lidhje shumë të mistershme, sekret të cilin, vështirë ta zbulojë njeriu.

Nëse studiojmë më thellë, na bëhet i qartë fakti që, realisht nëna e shpirtit është vetë trupi. Shpirti nuk u zbret nga lart grave shtatzëna, por ai është si një dritë që ndodhet e fshehur në spermën e njeriut dhe shkëlqen bashkë me zhvillimin e trupit”

Lexo më shumë nga

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…