Bucci: Bashkëpunimi Itali – Shqipëri në sektorin e mbrojtjes, pikë kyçe për sigurinë rajonale të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci ka publikuar një shkrim mbi bashkëpunimin e ngushtë midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes.


Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci ka publikuar një shkrim mbi bashkëpunimin e ngushtë midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes.

“Marrëdhëniet me të gjitha vendet e Ballkanit, por veçanërisht me Shqipërinë, përbëjnë prioritet absolut për politikën e jashtme italiane dhe, falë sidomos traditës së gjatë politike, afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të mahnitshme kulturore, gjithçka që ndodh në rajonin e Ballkanit ka gjithmonë një impakt të menjëhershëm në Itali dhe pjesën tjetër të Europës”, shkruan Bucci.

Kësisoj, thekson ambasadori, “është e qartë se procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, që pason atë të hyrjes së disave prej tyre në NATO, rezulton të jetë një tjetër pikë kyçe për stabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

“Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërinë në rrugën drejt integrimit më të plotë dhe vendimtar në sistemin e rregullave dhe të procedurave të Bashkimit Europian, pas arritjes së objektivit për të qenë pjesë e së njëjtës familje ushtarake trans-atlantike”, nënvizon ai.

Për sa i përket stabilitetit dhe sigurisë, Bucci shton se, “në rajonin e Ballkanit Italia ka kontribuar ndër vite edhe me njësi ushtarake, si dhe me personel civil në rritje, duke u mbështetur gjithmonë dhe kryesisht te Shqipëria si partnerin e saj kryesor të referimit në rajon”.

“Sot më shumë se dje, synohet vazhdimësia e bashkëpunimit për zbatimin e programeve në sektorin e mbrojtjes, rritja e nivelit të stërvitjes për operacionet paqeruajtëse që tashmë ka çuar në pjesëmarrjen e njësive shqiptare në operacione ndërkombëtare me shkallë të lartë rrezikshmërie dhe, në të njëjtën kohë, rritja e aftësive operacionale në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare”, nënvizon Bucci.

Në këtë aspekt, vijon ai, “një Shqipëri gjithnjë e më pranë sistemit europian mund të konsiderohet si “guri i themelit” mbi të cilin do të mbështetet stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, duke shkërmoqur që në thelb arsyet që çojnë në paqëndrueshmëri, siç janë mllefet nacionaliste ekstreme në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë, apo çështjet që lidhen me të ashtuquajturit “kufij të pasigurt” apo “bashki anormale” apo “enklava” të njërës apo tjetrës palë, të cilat nuk do të kishin më kuptim”.

|Në këtë kuadër politik strategjik, sektori i Mbrojtjes ka luajtur një rol vendimtar në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të rritjes ekonomike, shoqërore dhe kulturore, sidomos me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, të mbështetur fuqimisht nga Italia, e cila ka nxitur integrimin progresiv dhe intensiv të njësive përbërëse të mbrojtjes shqiptare sipas standardeve të NATO-s”, shprehet ambasadori italian.

“Dëshmi e kësaj është fakti se në një kohë të shkurtër Shqipëria arriti të merrte përsipër edhe angazhime ushtarake operacionale jashtë vendit nëpërmjet një kontributi të frytshëm të forcave në “Very High Readness Joint Task Force” (VJTF) apo pjesëmarrjes me kontingjente ushtarake në operacionet ndërkombëtare të paqes, si. në Afganistan dhe Letoni”, thekson ai.

“Pasojë logjike e këtyre angazhimeve ishte edhe roli aktiv në marrëdhëniet rajonale, pjesëmarrja në “Iniciativën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes” (“Defence Cooperative Initiative”- DECI) si dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe sistematike për përvetësimin e aftësive operacionale nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe shumëvjeçare, të afta për të hartuar një “udhërrëfyes” me sukses të garantuar”, shkruan Bucci.

Kjo, shton ai, “është arsyeja pse bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e Mbrojtjes është shumë i strukturuar, i sinkronizuar dhe i dakordësuar ndërmjet palëve në mënyrë efikase, me vetëdijen e ndërsjellët se Shqipëria ka fituar gjithnjë e më shumë një rol kyç dhe ndikues në ekuilibrat e zonës së Ballkanit”.

“Udhërrëfyesi” shumëvjeçar (që sot për sot zgjat deri në vitin 2025, por që është aq aktiv dhe i frytshëm për të dyja vendet, sa shpresoj në rinovimin e tij të natyrshëm) ka përcaktuar një sërë sektorësh të larmishëm për të punuar bashkërisht, ku fushat më kryesore kanë të bëjnë me mbështetjen logjistike ushtarake, thelbësore për konceptimin, organizimin dhe zhvillimin e çdo veprimtarie; me mjedisin detar në sipërfaqe dhe në thellësi, amfib dhe portual; me mbrojtjen/kontrollin e hapësirës ajrore; me Policinë Ushtarake sipas normave institucionale dhe standardeve të NATO-s; me shëndetin e ushtarakëve, nëpërmjet njëtrajtshmërisë së procedurave dhe ndërhyrjeve shëndetësore, të cilat përbëjnë veçanërisht interes edhe për shkak të aftësisë së lartë të “përdorimit të dyfishtë” në ndihmë të qytetarëve në raste urgjente”, shkruan ambasadori i Italisë.

“Plani i Bashkëpunimit midis Shtabit të Përgjithshëm italian dhe atij shqiptar, nga i cili rrjedhin bisedimet në rang stafesh (Defence Staff Talks) ndërmjet zyrave të ndryshme, përmban zgjidhje të rëndësishme praktike për bashkëpunimin dhe transferimin e aftësive operacionale dhe profesionale, të “know-how”; dhe atyre kulturore në sektorin ushtarak, të cilat ndihmojnë në krijimin e një vizioni të objektivave të përbashkëta ose të ndërlidhura midis dy kombeve”, shton Bucci.

Gjithashtu, vijon ai, “këto nisma e angazhojnë edhe më fort Shqipërinë – falë aleancave të saj dhe aftësive të reja që ka fituar – në marrjen e një roli kyç në ndërtimin e një rajoni ballkanik të qëndrueshëm, të sigurt, që i përmbahet parimeve të lirisë, të sigurisë, të demokracisë, të zhvillimit dhe të mirëqenies, tipike të Bashkimit Europian”.

“Në përfundim, duke parë drejt së ardhmes së afërt, megjithë trazirat e fundit në zona të veçanta që
mund të paralajmërojnë një kthim në një të kaluar që sigurisht duhet shmangur, stabilizimi i të gjithë zonës së Ballkanit Perëndimor përbën një nga mundësitë më të mëdha për rritje dhe zhvillim”, shprehet Bucci.

Në këtë kontekst, vijon ai, “bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes midis Italisë dhe Shqipërisë i jep sigurisht kësaj të fundit një fuqi edhe më të rëndësishme, të nevojshme për të drejtuar me më shumë vetëdije, autoritet dhe pjekuri vendet fqinje të ndërmarrin një rrugëtim në përputhje me ato parime të Bashkimit Europian, të cilat tashmë i ka përvetësuar edhe Shqipëria, duke e kthyer atë faktikisht që sot në nxitësen mendjendritur të procesit të integrimit rajonal”.

Marre nga ATSH

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Industria e ndërtimit si formalizimi i informalitetit urban, por jo komunitar!

Sfida qëndron në atë se si do të stimulohen proceset transformuese në nivel komuniteti, lagjeje, qyteti, që na mundësojnë një…