Akademik Skënder Gjinushi zgjidhet Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Kandidaturës së akademik Skënder Gjinushit për funksionin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, iu dhanë 51 vota pro dhe 2 vota kundër


ot u mbajt mbledhja e Asamblesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Kryesisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për pozicionin e Kryetarit dhe atë të Zëvendëskryetarit të kësaj akademie.

Në një njoftim për shtyp, Akademia e Shkencave bën të ditur se, komisioni teknik në përfundim të mandatit të tij njoftoi Asamblenë për regjistrimin e kandidaturës së akademik Skënder Gjinushit për funksionin e Kryetarit, me propozim të tre anëtarëve të saj të nderuar të saj (akad. Nestor Thereska, akad. Arben Merkoçi dhe akad. asoc. Adrian Civici), si dhe të kandidaturës së akademik Vasil S. Tole për funksionin e zëvendëskryetarit, në pajtim me nenet 15 e 16 të Statutit.

Para fillimit të votimit, akad. Skënder Gjinushi paraqiti platformën, së cilës i është bashkuar sipas Statutit edhe kandidati për zëvendëskryetar, akad. Vasil S. Tole.

Në votime morën pjesë 53 anëtarë të Asamblesë (nga 54 që është numri i përgjithshëm i anëtarëve të Asamblesë) për zgjedhjen e kandidaturës së akademik Skënder Gjinushit për funksionin e Kryetarit, si dhe të kandidaturës së akademik Vasil S. Toles për funksionin e Zëvendëskryetarit, në pajtim me nenet 15 e 16 të Statutit.

Gjatë mbledhjes u ngrit komisioni zgjedhor i përbërë nga akad. Adem Bunguri, akad. Anila Hoda, kryetare akad. asoc. Mimoza Hafizi.

Pasi u krye procesi zgjedhor në respektim të parashikimeve në ligjin 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe Statutin e ASHSH-së, komisioni numëroi votat.

Në fund të numërimit të votimeve konstatoi se; kandidaturës së akademik Skënder Gjinushit për funksionin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, iu dhanë 51 vota pro dhe 2 vota kundër.

Kandidaturës së akademik Vasil S. Tole për funksionin e Zëvendëskryetarit, iu dhanë 50 vota pro dhe 3 kundër.

“Nga 53 anëtarë të Asamblesë që votuan ishin të pranishëm 44 anëtarë dhe 9 anëtarë votuan me zarf të sekretuar, nga dhjetë anëtarë të regjistruar për votim me zarf të sekretuar (zarfi i akad. Arjan Durrësit me qëndrim të përhershëm jashtë shtetit nuk kishte mbërritur).

Votuan me zarf të sekretuar akad. emeritus Eleni Kongjika, me qëndrim jashtë shtetit; si dhe akad. Kosta Barjaba, akad. Nazim Gruda dhe akad. asoc. Rajmonda Buhaljoti që kishin udhëtime pune të pashmangshme në ditën e zgjedhjeve, si dhe pesë anëtarë në pamundësi shëndetësore për pjesëmarrje: akad. emeritus Luan Omari, akad. emeritus Ismail Kadare, akad. emeritus Bardhyl Golemi, akad. emeritus Emin Riza, akad. emeritus Edmond Pinguli.

Votat e tyre janë dërguar e pranuar në zarf të sekretuar dhe me procesverbal.

Anëtarët e Asamblesë që ndodhen jashtë vendit ishin të ftuar për të ndjekur zgjedhjet online”, njoftoi ASH.

Karameta: Përforcim i besimit të qytetarëve dhe të ndërmarrjeve te tregu unik digjital

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Karameta: Përforcim i besimit të qytetarëve dhe të ndërmarrjeve te tregu unik digjital

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.