Veliaj: Hapet në tetor Piramida, qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Piramida do t’i shërbejë plot 4000 fëmijëve që përfitojnë nga projektet e përbashkëta mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe qeverisë shqiptare.


Piramida, qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan në tetor do të jetë në funksion të fëmijëve dhe të rinjve të Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës në kopshtin e ri “Hojëzat” në kryeqytet.

“Shqipëria e vogël dhe modeste është vend i mundësive të mëdha. Më vjen mirë që bashkë me Kryeministrin dhe me kujdesin e tij të posaçëm, muajin tjetër do të hapim një tjetër qendër për fëmijë si Piramida e Tiranës. A kemi hapësira të reja ku fëmijët mund të mësojnë kompjuter? Patjetër që kemi, por duke u dhënë atyre hapësirën më të madhe të qendrës së qytetit, tregojmë se për fëmijët kemi pronën më të mirë dhe mësimdhënien më unike, që lidhet me punët e së ardhmes. Kur pas fjalimeve, fjalët i kthen në vepra, ke dhënë provën se vërtet beson te ky projekt”, theksoi Veliaj.

Piramida do t’i shërbejë plot 4000 fëmijëve që përfitojnë nga projektet e përbashkëta mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe qeverisë shqiptare.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër shumë funksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Kjo qendër, financim i qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, ka 18 salla, ku të rinjtë të studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera, që janë konceptuar në natyrë.

Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re. /ATSH

Sazet e Usta Laverit!

Usta Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj të vitit 1929

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Usta Laver Bariu lindi në Përmet më 2 maj të vitit 1929