Ali Oseku, “E gjithë drita që nuk mund të shohim”!

REPORTAZH nga ekspozita “All light we cannot see” e piktorit modernist Ali Oseku


Nga Dash Frashëri

Piktor guximtar. Modernist i lindur. Peizazh plot dritë.

Kështu mund të përshkruaj piktorin e madh Ali Oseku, me rastin e hapjes së ekspozitës së tij “All light we cannot see” (E gjithë drita që nuk mund të shohim), në bashkëpunim me Harabel, Platformën e Artit Bashkëkohor.

Janë 46 punë – njëra më e bukur se tjetra – dhe që datojnë një periudhë 20-vjeçare artistike, 2003-2023.

 

Ekspozita e Piktorit të mirënjohur, Ali Oseku, “All the light we cannot see”.

Posted by Dash Frasheri on Thursday, September 7, 2023

79-vjeçari Oseku është një nga emrat më të mëdhenj të arteve figurative që ka nxjerrë Shqipëria, dhe kurrsesi nuk mund të mungoja në një event të tillë artistik.

Oseku, një nxënës i piktorit të madh Guri Madhi, është një “aliazh artistik 14-karatësh”, ku shkrihen bashkë në një harmoni hyjnore Picasso, Chagall, Jackson Pollock dhe Salvador Dali, idhujt e tij të dikurshëm, dhe për ndjekjen e stilit të tyre u burgos për katër vjet në periudhën e diktaturës (1975 – 1979), në burgun famëkeq të Spaçit.

Bashkëkohës i disa prej emrave më të shquar të artit shqiptar, Oseku në vitet 1959 – 1963 ndoqi liceun artistik “Jordan Misja”. Në vitin 1969, Ali Oseku u diplomua për pikturë në “Akademinë e Arteve të Bukura”, Tiranë. Nga viti 1970 deri në vitin 1973 bëhet skenograf i “Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”.

Oseku ishte një nga artistët e dënuar me burg në vitin 1975, pasi ishte dërguar për riedukim më 1973. U dënua sepse vepra e tij u cilësua moderne. Pas daljes nga burgu (1979), punoi si punëtor krahu deri në vitin ’91, kur iu kthye krijimtarisë duke qenë kurator në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe më pas pedagog e shef katedre në Akademinë e Arteve të Bukura.

Nga viti 1998 deri në vitin 2014, u bë Profesor i Asociuar dhe Përgjegjës i Departamentit të Grafikës në “Akademia e Arteve të Bukura”, Tiranë. Në vitin 2014 e në vazhdim, piktor në krijimtarinë e lirë.

“Pse e quajtëm ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’?! Sepse, ajo që e karakterizon piktorin, është aftësia për të gjetur të bukurën në gjithçka… në një pemë, tek bashkëshortja, fëmijët e tij… tek një peizazh i zakonshëm, tek i cili ai arrin të gjejë ‘dritën’”…, shprehet kuratorja Ajola Xoxa.

Kuratorja e ekspozitës, Ajola Xoxa, tregon se Ali Oseku është nga ata piktorë, që gjëmon të bukurën, të mirën, atë çka një sy i zakontë vështirë ta pikas, edhe në situata të jashtëzakonshme, edhe në dhimbje… e pastaj e përcjell me artin e tij.

“Kur hymë në studion e tij vumë re se kishte një numër shumë të madh pikturash, diçka shumë e rrallë. Dhe une e pyeta: Si ka mundësi që pavarësisht moshës, pikturon kaq shumë. Më tha: Eh, bija ime, sepse unë jam bërë piktor 50-vjeç”, tregon Xoxa.

“Ali Oseku, pa dyshim është një gjurmë nga më të rëndësishmet në historinë e artit shqiptar bashkëkohor. Vetë historia e tij, e cila lidhet me burgimin, me atë të akt madhor, ku ai ka qenë kundër diktaturës, me një koncept modernist të kohës, në periudhën e regjimit të Enver Hoxhës, por edhe pas viteve 1990 ka qenë një artist protagonist i jashtëzakonshëm, në frymën dhe tendencën e artit abastrakt amerikan, por me gjurmët që ndihen shumë në teritorin e artit shqiptar”, tha piktori i njohur, Ardian Isufi, për TiranaDiplomat.com.

Ali Oseku është përfaqësues i një momenti esencial në vlerësimin e artit konteporan në Shqipëri, ku përpjekjet për një art të ri, ishin më shumë të evidentuara në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Piktori Ali Oseku, për arsye shëndetësore nuk mundi të ishte i pranishëm në hapjen e ekspozitës së tij, por e pranishme ishte vajza, Aisel, e cila u kujdes edhe për punët e sjella.

“Kam pasur fatin të merrem këtë vit, pasi unë nuk jam marrë asnjëherë me pikturat e tij, pasi ai ishte njeriu që i bënte gjithçka vetë nuk lejonte askënd t’ia prekte pikturat. Kur i mora unë, i trajtova si diçka shumë të shenjta dhe ma ka besuar mua”, tha Aisel për TiranaDiplomat.com.

Aisel më tregon se cila nga 46 pikturat e ekspozitës është dhe më e dashura për të.

Interesimi për ekspozitën është i madh edhe nga mediat.

Dhe nuk mungojnë as vizitorët e huaj.

Një ekspozitë e bukur si një verë e shijshme! E gjitha për t’u shijuar!

__________________

Tiranë, më 9 shtator 2023

Tirana mikpret ceremoninë e hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Tirana mikpret ceremoninë e hapjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja