
Tag: Ekspozita
Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare.
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh para publikut shkodran një koleksion me foto të marra nga akademiku zviceran dhe miku i madh i Shqipërisë Eugène Pittard në vitet 1921 dhe 1924 gjatë udhëtimeve rreth vendit
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi ekspozitën si një ngjarje me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit pyjor, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon të jetë e hapur ekspozita “Olbania”, një projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, që sjell një vështrim kritik mbi mënyrën se si imazhet dhe narrativat online ndërtojnë perceptime për identitetin dhe realitetin.
Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon”, me tapete, sixhade dhe qilima të krijuar nga pesë artistë azerbajxhanas dhe shqiptari Kolgjini u hap me një sukses të jashtëzakonshëm në Galerinë e Artit Tiranë.
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” u prezantoi vizitorëve të tij një përvojë unike që kombinon artin, historinë dhe edukimin për gjithë familjen.
Merr pjesë Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.
Në Bibliotekën Kombëtare u kremtua sot 115-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës, shenjtores shqiptare të njohur botërisht.
Ekspozita, kuruar nga Elian Stefa, eksploron muzikën si pjesë të arkitekturës dhe si mjet për të rikthyer shpirtin e sistemeve të zërit në rrënjët e tyre autentike.









