Balla: Zero tolerancë për këdo që nuk i bindet urdhërit të policit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njofton një politikë të re penale ndaj ndaj atyre që kundërshtojnë policinë.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zgjedhur ceremoninë përkujtimore të dëshmorit të parë të forcave speciale RENEA, Arben Ujka, sot në Shkodër, për të njoftuar një politikë të re penale ndaj ndaj atyre që kundërshtojnë policinë.

“Kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë zero”, tha Balla.

Ai siguroi se do bëjë gjithçka që një politikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

“Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal, me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019, dhe në ligjin për Policinë Shtetit. Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë përbën kundërvajtje penale, e cila mund të dënohet me burgim gjer në tre muaj”, tha ai.

Balla theksoi se “nëse e kundërshton punonjësin e policisë me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit dënimi shkon në një vit burg”. “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, mund të dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Nëse dikush guxon të godasë me duar punonjësin e policisë për shkak të detyrës, ai person rrezikon deri në pesë vjet burg. Pastaj për vepra më të rënda penale ndaj një punonjësi policie, Kodi Penal është i ashpër siç duhet”, theksoi ai.

Balla theksoi se rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi themelor i së cilës është Policia e Shtetit.

“Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër Policit, ka ngritur dorë kundër shtetit”, tha ai.

30 vjet më parë, më 22 gusht 1993, oficeri i policisë së repartit special “RENEA”, Arben Ujka humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një aksioni për kapjen e një krimineli në fshatin Musha të Rrethit Shkodër. Arben Ujka ishte vetëm 22 vjeç kur ju bashkua Policisë së Shtetit. Ai kujtohet sot si dëshmori i parë i forcave speciale RENEA, që është vrarë në përleshje të armatosur në periudhën e demokracisë. /ATSH

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…