Forcimi i bashkëpunimit, Krifca takim në Romë me homologun italian Lollobrigida

Shqipëria dhe Italia kanë në fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.


Shqipëria dhe Italia kanë në fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në takimin me Francesco Lollobrigida, ministër i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vende në fushën e bujqësisë, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare, ku Italia ka dhënë mbështetje të vyer për rritjen e eksportit të vajit të ullirit, por edhe mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe progresin e Shqipërisë veçanërisht në sektorin e agropëpunimit dhe zhvillimit rural.

Takimi mes dy ministrave u zhvillua në kuadër të Samitin e OKB-së për Sistemet Ushqimore që zhvillohet në selinë e FAO-s në Romë, ku ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi presidente e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut (CIHEAM) merr pjesë, me ftesë të ministrit Italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida.


Gjatë këtij takimi, ministrja Krifca bëri një prezantim të situatës në sektorin e bujqësisë, si dhe reformave e politikave të ndërmarra nga qeveria për përballimin e krizave të njëpasnjëshme , për mbështetjen e fermerëve dhe sektorit rural ndërsa, vend të rëndësishëm zuri zgjerimi i eksportit të vajit të ullirit, lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perimet made in Albania.

Ministri italian Francesco Lollobrigida shprehu mbështetje për forcimin e bashkëpunimit teksa vuri në dukje se Italia ka nevojë për tregje ku të blejë ullirin dhe vajin e përpunuar, dhe prodhimi shqiptar i plotëson kërkesat e kompanive italiane.

Krifca theksoi se bujqësia shqiptare ka hyrë në rrugën e diversifikimit dhe agroturizmi, agropëpunimi dhe produktet bujqësore tipike me potencial të lartë zhvillimi dhe konkurrueshmërie, janë disa prej sektorëve prioritarë, ku është fokusuar më së shumti vëmendja dhe politikat e qeverisë shqiptare.

Në fokus të këtij takimi ishin përparësitë e agjendës së bashkëpunimit me Italinë, për nxitjen më tej të bashkëpunimit në Bujqësi.

“Fokus i bashkëpunimit mes dy vendeve tona është të projektojmë bujqësinë shqiptare të ecë përpara, duke ofruar më shumë mundësi, investime, infrastrukturë, informacion e dije, por edhe më shumë kontakte bashkëpunimi midis prodhuesve dhe tregtuesve për të rritur aksesin e produkteve shqiptare në tregjet brenda vendit por edhe ato ndërkombëtare”, tha Krifca. /ATSH

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…