Kumbaro: Tregu gjerman, ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar!

Ministrja e Turizmit: Mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushime në 2022


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaron se “jehona e prezantimit të Shqipërisë në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, vazhdon të ngjallë interes”.

Kumbaro ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe detaje nga takimi i zhvilluar një ditë më parë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me një përfaqësi të anëtarëve të Shoqatës së Tour-Operatorëve gjermanë (DRV), kryesuar nga Presidenti Norbert Fiebing.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtuesit e disa prej sipërmarrjeve turistike më të rëndësishme gjermane, për të ndërtuar bashkëpunime edhe më të suksesshme në të ardhmen.

Kumbaro deklaron se në vitin 2022, mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, tendencë që vazhdon edhe këtë vit duke e kthyer tregun gjerman ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar.

Ministrja ka bërë të ditur se 83% e kapaciteteve turistike janë tashmë të rezervuara për vitin 2023 në Shqipëri.

Vizita disa ditore e përfaqësuesve më të lartë të Shoqatës së Tour – Operatorëve gjermanë (DRV), dhe drejtues të Agjencive Turistike u organizua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, tw cilët erdhën në Shqipëri të nxitur nga interesi i lartë i turistëve gjermanë për të parë nga afër potencialin e madh turistik që ofron vendi ynë.

Të shoqëruar nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, Tour – Operatorët gjermanë vizituan mjediset e Shkollës së Mesme Profesionale “Salih Ceka” në qytetin e Elbasanit ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Ai e vlerësoi këtë investim të rëndësishëm të qeverisë shqiptare në bashkëpunim edhe me donacione të qeverisë zvicerane dhe gjermane, ku studiojnë 600 nxënës, ndër ta, 200 në degën Hoteleri – Turizëm si dhe në kabinetet e rrobaqepësisë, vendosjes së paneleve diellore, atyre foto voltaike, termo-hidraulikës.

Mes rivierës së bukur shqiptare dhe trashëgimisë kulturore, përmes sugjerimeve të destinacioneve kryesore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit udhëtimi vijoi në Gjirokastrën e UNESCO-s me një shëtitje në Qafën e Pazarit, në sokaket e bukura me kalldrëm, ndalesat në Muzeun Etnografik, shtëpinë e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, ku miqtë nga Gjermania u pritën nga Kryetari i Bashkisë Z. Flamur Golemi. Në kalanë e Argjirosë, Tour – Operatorët gjermanë shijuan ritmet dhe tingujt e Festivalit Folklorik Kombëtar.

Më pas vizita në Butrint, pasuri e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s la përshtypje mahnitëse tek Tour – Operatorët gjermanë, të cilët e konsideruan këtë sit arkeologjik të Shqipërisë si një ofertë elitare për turistët gjermanë.

Në përfundim të vizitës në Shqipëri, Shoqata e Tour – Operatorëve gjermanë zhvilloi edhe një takim me disa prej drejtuesve të Shoqatave të Tour – Operatorëve dhe hotelierë shqiptarë, të cilët prezantuan shërbimet në disa prej hoteleve në bregdetin e Golemit në Durrës dhe shprehën interesin e tyre për të bashkëpunuar me Shoqatën e Tour – Operatorëve gjermanë në promovimin e Shqipërisë turistike dhe mikpritjen e turistëve gjermanë në Shqipëri.

Drejtoresha e AKT-së, Zana Çela shpalosi si një vlerë të shtuar për turizmin shqiptar, Kalendarin Kombëtar të Eventeve të Turizmit Kulturor dhe Traditës dhe Aplikacionin TEA (Tourism Events of Albania), i cili u jep mundësi turistëve të eksplorojnë nga telefoni celular e bëhen pjesë e aktiviteteve kulturore, të trashëgimisë, sportive e artistike duke i përzgjedhur sipas preferencës, grupmoshës, datës apo destinacionit. Aplikacioni TEA tashmë përmes bashkëpunimit me Shoqatën e Tour – Operatorëve gjermanë do të jetë pjesë e ofertave turistike të Agjencive gjermane të turizmit. /ATSH

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…