Drejtoi katër qeveri në Itali, vdes Silvio Berluskoni

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.


Edhe pse u mendua se e kishte marrë veten nga shtrimi i fundit, Silvio Berlusconi u rikthye në spitalin San Raffaele të Milanos, këtë herë, për të mos dalë më i gjallë prej andej.

Njeriu që drejtoi katër qeveri në Italinë fqinjë, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare në spitalin ku u trajtua në muajin prill për një infeksion në mushkëri, të lidhur me një sëmundje të cilën nuk e kishte bërë publike më parë: leuceminë kronike.

Politikani dhe manjati i mediave pati qëndruar atëherë në terapi intensive për gati dy javë. Berlusconi kishte pasur probleme shëndetësore për vite me radhë.

Në Fund të 2020-tës, ai qe infektuar me koronavirus, ndërsa në 2016-tën i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Në secilin rast, njeriu që formëzoi për dekada me radhë jetën politike italiane, qe shfaqur në publik i buzëqeshur pas probleme shëndetesore dhe shpresëplotë se më e keqja kishte kaluar tashmë.

Popullisti i krahut të djathtë, ka qenë kryeministër katër herë, me disa pauza në mes që prej vitit 1994 deri më 2011. Ai kishte aktualisht një vend në Senat, dhoma e lartë e parlamentit në Romë. Partia e tij Forza Italia hyri në koalicion me shefen e ekzekutivit aktual, Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të muajit shtator. Në prill, Meloni pati shkruar se priste bashkëpunëtori i saj konservator të kthehej shpejt, për “të luftuar shumë beteja tjera bashkë”.

Berlusconi, një prej njerëzve më të pasur të vendit fqinj, ishte dhe një ndër figurat më të përfolura atje, teksa pranonte hapur ndërhyrjet estetike, luftonte me akuzat e përsëritura për korrupsion ndërsa imazhi i tij u pllakos edhe nga skandale të shumta seksuale. Përfshirja e tij thuajse në cdo aspect të jetës në Itali, zemëronte kritiket e rivalët që insistonte se ai përfitonte nga mbulimi i gjerë ne media fale edhe perandorisë mediatike që kishte ngritur, megjithatë një pjesë e italianëve e konsideronin suksesin si biznesmen si dëshmi të aftësive të tij, dhe si një arsye për të që të drejtonte vendin.

Edhe pse u përball me disa procese gjyqësore, përfshirë ato për mashtrim tatimor, përvetësim e përpjekje për të korruptuar një gjykatës, ai vetë mohoi gjithmonë cdo shkelje. /Top Channel

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.