Kushi-Mogherini, marrëveshje për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kolegjin e Evropës

Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Kolegjin e Evropës për përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin Administrativ.


Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Kolegjin e Evropës për përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin Administrativ.

Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit u bë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.

Në fjalën e saj Kushi falënderoi Mogherinin për kontributin që ka dhënë ndër vite dhe mbështetjen e fortë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Sapo kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili i jep mundësi Shqipërisë për të qenë anëtare në Këshillin e Administrimit të Kolegjit të Evropës. Dua ta theksoj, është i pari vend kandidat për BE-në që bëhet pjesë e këtij bordi, e këtij këshilli Administrativ në Kolegjin e Evropës. Kolegji i Evropës është një institucion i arsimit të lartë, një kolegj prestigjioz, i njohur në të gjithë Evropën për përgatitjen e ekspertëve, specialistë të nivelit të lartë për çështjet evropiane dhe të marrëdhënieve midis vendeve, zgjerimit”, theksoi Kushi.

Kushi tha se “marrëveshja e nënshkruar sot dhe vendi që do të ketë Shqipëria në Këshillin e Administrimit të këtij kolegji i hap rrugën një bashkëpunimi të ngushtë jo vetëm midis MAS dhe Kolegjit të Evropës, por edhe universiteteve të tjera shqiptare në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, që është edhe prioriteti bazë i qeverisë shqiptare për sa i takon arsimit të lartë”.

Ministrja shtoi se ambicia finale është që në Shqipëri të ketë një kampus të Kolegjit të Evropës, për të cilin tashmë ka filluar puna për një projekt konkret dhe për ta finalizuar sa më shpejt këtë objektiv.

“Një kampus i Kolegjit të Evropës në Shqipëri do të jetë një ndihmë dhe një lajm i mirë për Shqipërinë, por edhe për rajonin sepse këtu nuk do të ketë studentë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shtetet e tjera të Ballkanit, apo vende të BE-së, pasi kjo është edhe filozofia e Kolegjit të Evropës që kudo të ketë studentë nga vende të ndryshme, të ndajnë bashkë të njëjtën cilësi arsimi”, tha Kushi.

Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave, dakordësi nga AKSHI, Gjendja Civile dhe Policia

Në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave, dakordësi nga AKSHI, Gjendja Civile dhe Policia

Në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.