
Tag: Ministria e Arsimit
Nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro lançoi thirrjen për projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor për vitin 2027.
Në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional 2026 deri më tani janë trajnuar 20 300 mësues.
Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin e miratuar një vit më parë.
Arsimi gjithëpërfshirës dhe mbështetja për fëmijët me aftësi ndryshe ishin në fokus të një takimi të ministres së Arsimit Mirela Kumbaro me prindërit, ku u diskutuan hapur sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe familjet e tyre
Në vijim të turit të takimeve me drejtuesit e shkollave në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat arsimore vendore të arsimit parauniversitar të vendit, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro pati një takim me drejtuesit e institucioneve arsimore të zyrave arsimore vendore të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.
Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha se arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute në projektbuxhetin 2027, 14,23 miliardë.lekë, afërsisht 157 milionë euro.
Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin u shqyrtua projektbuxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027.
Financimi publik për Arsimin e Lartë është dyfishuar në një dekadë, duke arritur në 12,68 miliardë lekë në vitin 2026, nga 6,2 miliardë lekë që ishte në vitin 2016.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se është hapur thirrja e tretë për trajnues të programit “Pas Shkolle”, si kërkesë e shtuar për përfshirjen e më shumë nxënësve e shkollave në program, por edhe e prindërve për zgjatjen e orarit deri në orën 17.00, për vitin e ardhshëm.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, deklaroi se të gjitha shkollat në vend, përfshirë ato në Tiranë dhe Kamzë, janë kthyer në normalitet, pas problematikave të evidentuara gjatë dy javëve të fundit.









