Protesta në Japoni për mjedisin dhe radioaktivitetin

Vetëm për shkak të ndotjes së ajrit në Japoni vdesin çdo vit rreth 43.000 qytetarë dhe sasia vjetore e mbetjeve llogaritet rreth 41 milionë metrik ton


Nga Dr. Enriko Ceko

Në Japoni, degradimi i gjendjes së mjedisit hedh protestuesit në rrugë. Përveç se Japonia kërkon që të shkarkojë në det ujërat e ndotura me radioaktivitet, në këtë vend janë shfaqur edhe probleme të mëdha me ndotjen e ajrit, mbetjet industrial, urbane dhe rurale, etj.

CFP

Konkretisht, në datën 22 Prill 2023, që është edhe Dita e Tokës dhe Dita e Ligjit, shumë organizata të mbrojtjes së mjedisit dhe organizata të tjera paqësore, zhvilluan veprimtari të ndryshme për të shprehur kundërshtimin ndaj planit të qeverisë japoneze për shkarkimin në Paqësor të ujit të ndotur radioaktiv, i cili është krijuar nga cunami që shkatërroi centralin bërthamor në Fukushima.

Greenpeace, një ndër organizatat më të mëdha për mbrojtjen e mjedisit, kritikoi ashpër vendimin e qeverisë japoneze për këtë çështje pasi ky vendim është në kundërshtim flagrant me ligje ndërkombëtare të tilla si Konventa mbi Ligjin e Detit të OKB-së, etj, sipas të cilave Japonia ka përgjegjësi të plotë ndërkombëtare për vlerësimin e ndikimeve mjedisore të këtij veprimi.

Këtyre protestave u janë bashkuar edhe qytetarë japonezë, koreanë dhe qytetarë në vende të tjera të botës.

CFP

Plani për shkarkimin në det nga ana e Japonisë e ujërave të ndotur me radioaktivitet, ka nxitur kundërshtime të forta, menjëherë pasi ky plan u deklarua nga qeveria japoneze rreth dy vjet më parë.

Kundërshti të mëdha ka patur nga ana e komunitetit të peshkatarëve të prefekturës Fukushima, sipas të cilëve “ky vendim jo vetëm dëmton interesat e banorëve vendorë, por edhe është i papërgjegjshëm për vendet e tjera”.

Sipas një sondazhi të publikuar më 21 prill, 93 % e drejtuesve të qyteteve, të konteve dhe të fshatrave japoneze pohuan se ky plan shkarkimi do dëmtojë reputacionin e krahinave të tyre.

Edhe palët e ndryshme ndërkombëtare janë të mendimit se, pa provuar të gjitha metodat e trajtimit të sigurt dhe pa konsultime të plota me vendet fqinje, veprimi i qeverisë japoneze, që këmbëngul në derdhjen e drejtpërdrejtë të ujit të ndotur në det, është një veprim i papërgjegjshëm që sjell rreziqe të panjohura mbi gjithë njerëzimin.

Dr. Enriko Ceko

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, me rastin e Ditës së Tokës, Japonia duhet të dijë se shkarkimi i ujit të ndotur radioaktiv nuk është vetëm çështje e problem i saj, por është një çështje dhe problem që ka të bëjë me interesat publike dhe jetike të të tërë njerëzve dhe Paqësori nuk është vend i hedhjes së mbeturinave, por burim i përbashkët jetik i shumë vendeve. Për këtë, Japonia duhet ta trajtojë ujin e ndotur në mënyrë të sigurt dhe të mos veprojë në mënyrë të njëanshme para marrjes së miratimit prej palëve të interesuara.

CFP

Megjithatë, edhe pse ka një kundërshtim të hapur të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me këtë veprim të Japonisë, qeveria japoneze, pa pritur bërjen publik të Raportit të Vlerësimit të Agjencisë Atomike Ndërkombëtare, në 20 Prill 2023, deklaroi se “shkarkimi zyrtar i këtyre ujërave do të kryhet midis muajve të pranverës dhe verës së këtij viti. Kompania që ka në pronësi centralin bërthamor, TEPCO, deklaroi se “kanali nëndetar për shkarkimin e ujit të ndotur do të ndërtohet para fundit të qershorit”, duke përgatitur rrugën për shkarkimin zyrtar në korrik. Ndërkohë, kreu i prefekturës Fukushima, Masao Uchibori, po ndodhet për një vizitë në Europë për të siguruar mbështetjen e vendeve anëtare të G7-s për planin e shkarkimit të ujit të ndotur.

Në incidentin e ndodhur në vitin 2011 në centralin bërthamor të Fukushimës, që është një ndër më të rëndët në histori, uji u kontaminua me mbi 60 lloje elementesh të ndryshme radioaktive dhe Kompania TEPCO pohoi vjet se me teknologjinë aktuale që ajo disponon, nuk mund të hiqen shumë nga elementet radioaktive nga uji i ndotur, përfshirë edhe substancën tritium, që sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët francezë, dëmton ADN-në njerëzore dhe sistemin riprodhues të njeriut, pa përfshirë këtu edhe ndotjen e mjedisin oqeanik nga ky shkarkim, që më pas do ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor të njeriut, duke dëmtuar shëndetin e banorëve të globit dhe duke degraduar në vazhdimësi natyrën.

CFP

Aktualisht, në centralin bërthamor të Fukushimas gjendet një sasi mbi 1.3 milionë tonë ujë i ndotur, dhe çdo ditë prodhohen edhe mbi 100 tonë të tjerë. Nëse ndiqet ky skenar, koha e hedhjes së të tërë sasisë së këtij uji në det do zgjasë më shumë se 30 vite, ndërkohë që ka edhe alternativa të tjera për eliminimin e këtij uji, si avullimi i kontrolluar, trajtimi paraprak i këtij uji me hidrogjen, etj, por këto mënyra alternative kërkojnë investime nga ana e qeverisë japoneze.

Përveç kësaj, Japonia është prodhuesi i dytë më i madh i mbetjeve të ambalazhimit në botë. Çdo japonez përdor më shumë se 450 qese plastike çdo vit. Në vend ka vështirësi në adoptimin e teknologjive dhe politikave miqësore me mjedisin dhe mungojnë investimet e përshtatshme për modernizimin e teknologjive të termocentraleve dhe fabrikave të vjetra. Gjithashtu, problematike janë shfaqur edhe iniciativat për investimet në teknologjitë për kontrollin e ndotjes së mjedisit dhe iniciativat e pasuksesshme për edukimin e publikut dhe të komunitetit të biznesit me këto çështje.

Zhvillimi i pa kontrolluar dhe i shpejtë industrial ka ndikuar negativisht në këtë vend për dekada me radhë, duke bërë që ndotja e tokës, ajrit dhe ujit të kthehen në probleme madhore, pasi kanë sjellë shumë probleme shëndetësore dhe klimatike.

CFP

Vetëm për shkak të ndotjes së ajrit në Japoni vdesin çdo vit rreth 43.000 qytetarë dhe sasia vjetore e mbetjeve llogaritet rreth 41 milionë metrik ton, ndërsa ujërat vazhdojnë të ndoten me hidrokarbure. Problemet më të mëdha janë shfaqur tashmë në zonat e mbipopulluara metropolitane.

Kjo ka bërë që çështjet prioritare mjedisore për Japoninë të jenë ndotja e ajrit urban, menaxhimi i mbetjeve, eutrofikimi i ujit, ruajtja e e natyrës, ndryshimet klimatike, menaxhimi i kimikateve të rrezikshme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për ruajtjen e mjedisit.

Lexo më shumë nga

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Cesare Tamborini shkruan në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Cesare Tamborini shkruan në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.