King-Smith: Dëshmi partneriteti, marrëveshja për transferimin e shqiptarëve nga burgjet angleze

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja drejtuan negociatat për marrëveshjen mes dy qeverive


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja drejtuan negociatat për marrëveshjen mes dy qeverive për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Në një intervistë dhënë për Top Channel, ambasadori King-Smith tha se, “kjo është një marrëveshje e re mes qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, e cila dëshmon forcën e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë”.

“Ajo implementon Marrëveshjen e Transferimit të Burgosurve dhe ka qenë subjekt i negociatave mes dy ministrive tona të Drejtësisë dhe të dy qeverive. Ne jemi vërtet të kënaqur, sepse kjo marrëveshje do të na mundësojë të implementojmë pakte ekzistuese, në një mënyrë efektive”, u shpreh Smith.

I pyetur mbi formulën e dakordësuar për sa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptar të transferuar në burgjet shqiptare, ambasadori britanik tha se, “kjo marrëveshje ka një numër elementësh”.

“Në thelb të saj, qeveria britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri”, u shpreh ai.

“Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tejmbushur, burgjet shqiptare janë të tejmbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen”, u shpreh Smith.

Përballë pyetjes se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të 1500 shqiptarëve në burgjet angleze, pasi marrëveshja parashikon transferimin e 200 prej tyre, ambasadori Alastair King-Smith shpjegoi se, “kjo marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim”.

“Disa nga ata që ju përmendët, janë në pritje të gjykimit dhe të tjerë nuk i përkasin asaj kategorie. Por ne e dimë që familja është me të vërtetë e rëndësishme në Shqipëri dhe kjo marrëveshje mundëson që të burgosurit të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes dhe do të përfitojnë vizitat e familjarëve të tyre”, theksoi ai.

I pyetur se kur do të transferohen shqiptarët e parë, ambasadori tha se marrëveshja do të zbatohet menjëherë.

“Në fakt, ka pasur ekspertë britanikë nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi i Burgjeve dhe i Provës i Madhërisë së Tij këtu në Shqipëri këtë javë, të cilët punuan rreth mënyrës së implementimit të marrëveshjes. Natyrisht, transferimeve do t’u duhet më shumë kohë dhe kjo është subjekt i procesit të zakonshëm në gjykatat shqiptare. Por ne jemi të vendosur të ecim me ritëm. Ne kemi Komitetin e Përbashkët Mbikëqyrës të drejtuar nga të dy qeveritë, çka do të thotë që mund të lëvizim me ritëm dhe ta zbatojmë me shpejtësi marrëveshjen”, theksoi Smith.

Në lidhje me konvertimet e mundshme të dënimeve, ambasadori Alastair King-Smith u përgjigj se, “pritshmëria është të shlyejnë të njëjtën gjatësi dënimi, por kjo është subjekt i marrëveshjeve dhe u takon gjykatave ta vendosin këtë, kjo është diçka që është pjesë e marrëveshjes”.

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.