Kim – Kulturë, Art dhe Muzikë

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botues TiranaDiplomat.com

Leximi i një libri, shijimi i një vepre arti dhe dëgjimi i një kënge janë pjesë e një rituali tradicional të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim ka një dashuri të vecantë për kulturën shqiptare. Emrat më të shquar të saj. Nga shkrimtari Ismail Kadare te sopranot Ermonela Jaho dhe Inva Mula, popstaren Dua Lipa apo piktorët Leon Cika dhe Anastas (Taso) Konstandini.

Takimet me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, janë të shpeshta dhe të bukura.

Kur Yuri Kim nisi jetën e saj diplomatike në Tiranë, janar 2020, ajo solli edhe “pasurinë” e saj në vendin e bukur të shqiponjave.

Këto kuti kartoni janë të mbushura me librat e autorëve të saj më të dashur, CD-të e saj të preferuara dhe sendet artistike të kryediplomates amerikane, të sjella nga shtëpia e saj në SHBA, për të qenë tashmë pjesë e shtëpisë së saj në Tiranë.

Ismail Kadare është shkrimtari i preferuar i Yuri Kim. Pasi ka vizituar Shtëpinë Muze të Shkrimtarit, në shoqërinë e vajzës së tij, Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO, e viziton atë në shtëpinë e tij.

Vizita te Galeria e Arteve e “lë pa frymë”. Kontakti i parë me artistët shqiptarë është mbresëlënës. Do t’i fotografojë të gjithë. T’i shijojë fotot gjat mbrëmjve në shtëpinë e saj.

Si të gjithë paraardhësit e saj,  ambasadorët amerikanë, edhe Yuri Kim nis të eksplorojë artin shqiptar.

Vizita në Muzeun e Skënderbeut në Krujë i lë mbresa. Të pashlyeshme. Dy nga veprat më të bukura, kushtuar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve fotografohen prej ambasadores të shtetit më të fuqishëm të botës, SHBA, mbrojtëses së Shqipërisë.

Edhe Muzeu Arkeologjik në Durrës ka cfarë t’i tregojë Yuri Kimit.

Muzika jeton brenda saj. Divat e muzikës, ato më të njohurat botërisht, si Dua Lipa, Ermonela Jaho,  Inva Mula apo edhe pogradecarja Ermira Babaliu, janë mikeshat e saj më të mira.

Me Dua Lipen

 

Me Ermonela Jahon

Tenori i famshem, Placido Domingo, sopranoja Ermonela Jaho dhe ambasadorja Yuri Kim, pas nje koncerti ne Tirane
Me Inva Mulen

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kim shihet e qeshur në krah të këngëtarit të muzikës popullore Bujar Qamili, dhe artistëve të tjerë.

Interpretuesit amatorë e tërheqin si me magnet me muzikën tyre.

Por, dhe vajzat e reja me kostume popullore, jo më pak. Ndihet e lumtur midis tyre.

Filmat janë një tjetër pasion i Yuri Kimit. Një vizitë  tek Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, te regjisori Kujtim Cashku, është me shumë interes.

Sitet arkeologjike, muzetë, objektet fetare me afresket dhe monumentet që ato kanë pelqehen shume.

Studiot e piktorëve i viziton me kënaqësi. Te Leon Cika apo Taso i Pogradecit. “Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështet artistët shqiptarë”, shkruan pas vizitës së saj, fotografi dhe piktori Leon Cika.

Veprat e artit, janë gjthashtu në fokusin e Yuri Kim.

Edhe moderaroret e njohura, si Alketa Vejsiu dhe Albana Osmani, apo Elinda Sulejmani, e kanë një kujtim me ambasadoren e bukur nga Amerika.

Me Alketa Vejsiun
Me Albana Osmanin
Me Elinda Sulejmanin

 

Yuri Kim e di shumë mirë: Arti është “Love”“Dashuri”!

Si te kjo foto e realizuar në Muzeun e fotografit shqiptaro-amerikan, i famshmi Gjon Mili.

 

Lexo më shumë

Kompanitë shqiptare në fokus të konferencës “Business 2030

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara organizojnë Konferencën “Business 2030”

Global 360

Epoka e post-së vërtetës, “faktet alternative” dhe Kina në lupën e medias

  Nga Dr. Marsela Musabelliu Psikologët përdorin termin “gaslight” (shqipëruar ndriçim/ndezje me gaz) për t’iu.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.