Kurorëzimi i Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Kamila, një ngjarje e rëndësishme diplomatike

FJALA E AMBASADORIT TË MADHËRISË SË TIJ NË SHQIPËRI, ALASTAIR KING-SMITH ME RASTIN E KURORIZIMIT TË MADHËRISË SË TIJ MBRETIT KARLI Ill DHE MADHËRISË SË SAJ MBRETËRESHËS KAMILA


FJALA E AMBASADORIT TË MADHËRISË SË TIJ NË SHQIPËRI, ALASTAIR KING-SMITH ME RASTIN E KURORIZIMIT TË MADHËRISË SË TIJ MBRETIT KARLI Ill DHE MADHËRISË SË SAJ MBRETËRESHËS KAMILA

Mbajtur në Pritjen Mbretërore organizuar në Rezidencën e Ambasadorit Britanik në Tiranë – 6 Maj 2023

Përshëndetje të gjithëve,

Është një kënaqësi e madhe t’ju mirëpres ne rezidencën time për këtë ceremoni të veçante për Kurorëzlmin e Madhërisë së Tij Mbretit Karli III dhe Mbretëreshës Kamila.

Siç mund ta shihni në ekranin pas meje, Proçesioni i M.T. Mbretit po bën rrugën nga vendi ku jetojnë Madhëritë e Tyre në Pallatin Buckingham drejt Abacisë Westminster, vendi historik ku do të zhvillohet shërbesa e Kurorëzimit. Këtu Madhëritë e Tyre do të kurorëzohen si Mbret dhe Mbretëreshë.

Sot do të ketë shumë traditë dhe spektakël, ashtu siç pritej. Më lejoni të ndaj ndjenjat e mia se pse kjo ka rëndësi.

Në radhë të parë, Monarkia Britanike përfaqëson vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetën tonë, veçanërisht në momente ndryshimesh. Kurorëzimi mishëron pikërisht këtë.
Në 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë janë kurorëzuar në Abacinë Westminster. Ajo u ndërtua nga Mbreti Eduard I, ndërs pasardhësi i tij Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje në vitin 1066. Mbreti Karl do të jetë i dyzeti.

Mbreti është një figurë jetike jo vetëm për Britaninë, por edhe për vendet e tjera për të cilat ai është kreu i shtetit. Kjo përfshin 14 Mbretëri në Komonuelth, 14 Territore jashtë Britanisë dhe mbi 150 milionë njerëz në të gjithë globin. Si një monark kushtetues që vepron si kryetar shteti në krye të një sistemi demokratik, Mbreti shihet si një figurë që ngrihet mbi politikën partiake dhe na bashkon si brenda kombit tonë ashtu edhe në shumë vende. Mbreti është gjithashtu Kreu i Komonuelthit, një grup prej 54 kombesh demokratike nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja pse qindra miliona njerëz do të ndjekin sot këtë shërbesë.

Jam i lumtur të theksoj se i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach of Grantham, do të ketë një rol vendimtar në shërbesë. Ai është anëtar i Dhomës së Lordëve dhe ka detyrën të mbajë ‘Shpatën e Mëshirës’ në emër të Mbretit dhe të ecë përpara tij kur procesioni të hyjë në Abacinë Westminster.

Shpata e Mëshirës është një nga objektet historike që është përdorur në kurorëzimin që nga shekulli i trembëdhjetë. Është një nder i veçantë që mund të shikojmë një mbështetës të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duke luajtur sot një rol kaq të spikatur.

Por kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbreti ka sjellë elemente të reja që pasqyrojnë Britaninë moderne. Monarku mban tradicionalisht titullin “Mbrojtësi i Besimit”, duke theksuar rolin e tij si Kryetar i Kishës Anglikane. Dhe Mbreti Karl gjithmonë ka theksuar se e sheh veten si një mbrojtës të të gjitha besimeve.

Përfaqësues nga besimet myslimane, hebreje, sikhë, hindu dhe të tjerë jo të krishterë do të marrin pjesë në ceremoni për herë të parë, për të kremtuar shoqërinë multikulturore të Britanisë. Miliona britanikë që shikojnë do të ftohen gjithashtu të marrin pjesë dhe të betohen për besnikëri ndaj Mbretit së bashku – edhe kjo ndodh për here të parë.

Është gjithashtu e rëndësishme të reflektosh mbi personin që po bëhet monark. Mbreti ynë i ri ka një sërë pasionesh dhe interesash që kanë tërhequr admirim nga e gjithë bota.

Karli u bë Princi i Uellsit dhe Trashëgimtar në moshën 4-vjeçare. Si Princ i Uellsit, ai ka qenë një avokat i flaktë i kauzave mjedisore për shumë dekada, duke përfshirë periudhat kur pikëpamjet e tij ishin më pak të zakonshme sesa sot. Ai ka ofruar udhëheqje të vërtetë në gjenerimin e të menduarit inovativ që ka frymëzuar shumë të tjerë. Për shembull, Mbreti foli për herë të parë publikisht për shqetësimet e tij mbi ndotjen dhe plastikën dhe ndikimin e tyre në natyrë që në vitin 1970.

Mbreti Karl ka dhënë mbështetje për rreth 8000 organizata bamirëse dhe filantropike. Organizata bamirëse që ai e themeloi personalisht në 1976 – The Prince’s Trust – ka ndihmuar mbi një milion të rinj në nevojë. Mbreti ishte trashëgimtar i fronit për pesëdhjetë vjet dhe gjatë gjithë asaj kohe ka mbështetur gjithmonë të tilla çështje të denja, sidomos për të rinjtë. Me një jetë në dispozicion për t’u përgatitur, ai tashmë po vërteton se është një Mbret i shkëlqyer.

Unë vetë kam pasur privilegjin të takoj mbretin Karl kur ishte Princ i Uellsit dhe trashëgimtar i fronit dhe të shihja bujarinë e tij. Nëna ime Patricia dhe unë drejtojmë një organizatë bamirësie të quajtur Kids for Kids, e cila ndihmon në përmirësimin e jetës së fëmijëve në Darfur në Sudan – një vend që fatkeqësisht po kalon një periudhë tjetër krize të tmerrshme. Jam i sigurt se njerëzit e Sudanit janë në mendimet dhe lutjet tona.

Madhëria e tij është një artist shumë i talentuar dhe dhuroi një printim litografik të shtëpisë së tij të atëhershme në Highgrove për organizatën tonë. Ai donacion – për një organizatë bamirësie pak të njohur që mbështet një rajon të harruar nga bota – mblodhi para të mjaftueshme për të financuar kopshtin tonë të parë në Darfur, shkolla e parë fillore në rajon. Kështu, unë e kam parë nga afër pasionin e vërtetë të Mbretit për të ndihmuar më të pambrojturit. Nuk kam dyshim se ai do ta sjellë këtë pasion në rolin e tij të ri si Mbret.

Sot do të shohim edhe mbretëreshën Camilla të kurorëzuar. Ajo tani trashëgon titullin “Mbretëresha” dhe ashtu si Mbreti ka një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë e larta të vendosura nga Madhëria e Saj e ndjera Mbretëresha Elizabeta II. Si bashkëshorti i saj, Mbretëresha Kamila është gjithashtu një kampione e madhe e kauzave bamirëse. Pas martesës së saj me Mbretin në 2005, Mbretëresha është bërë Mbështetëse ose Presidente e mbi 100 organizatave bamirëse dhe kauzave të denja.

Kurorëzimi i sotëm është gjithashtu një ngjarje e rëndësishme diplomatike. Jam i nderuar që Shkëlqesia e Tij Presidenti Begaj do të marrë pjesë sot në Ceremoninë e Kurorëzimit në emër të Shqipërisë, përkrah liderëve të tjerë botërorë. Kjo tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Siç e dini nga mënyra se si jam shprehur që kur kam nisur misionin tim, ne jemi të vendosur të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë.

Vizita e Kryeministrit Rama në Mars në Mbretërinë e Bashkuar, i ftuar nga Qeveria britanike, na ka lejuar t’i çojmë marrëdhëniet tona në një nivel tjetër. Tregtia dypalëshe po rritet me shpejtësi dhe ne kemi hapur një Dhomë të re Britanike për Tregtinë në Shqipëri. Sa i përket arsimit, ne po zhvillojmë partneritete midis Universiteteve tona për të ofruar më shumë mundësive për të rinjtë shqiptarë. Dhe për çështjet e politikës së jashtme, Shqipëria po angazhohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Rusinë në llogaridhënie për agresionit ndaj Ukrainës. Ne gjithashtu vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë për sfida të tjera si emigrimi i paligjshëm, siç theksohet në Komunikatën tonë të Përbashkët të nënshkruar në dhjetor.

Të gjithë ju këtu sot keni luajtur një rol në afrimin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ne jemi këtu për të kremtuar këtë moment të veçantë për Mbretin Karli Ill dhe Mbretëreshën Kamila. Por kjo ngjarje ka të bëjë edhe me ju. Sot Mbretëria e Bashkuar tregon mirënjohjen e saj për gjithçka që keni bërë për të forcuar partneritetin tonë. Faleminderit.

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Cesare Tamborini shkruan në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024

Cesare Tamborini shkruan në të përditshmen italiane “Tendenze di Viaggio”.