Për ngritjen e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare!

ASK është projektuar të luajë një rol iniciues edhe për  formulimin e  strategjive sektoriale


Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Paraprakisht falënderoj me mirënjohje median për publikimin gjerësisht të një pakete me vlerësime dhe rekomandime strategjike rreth  domosdoshmërisë kritike për të përditësuar dhe modernizuar Sistemin e peshimit të rreziqeve si dhe të Mbrojtjes dhe zhvillimit të Interesave Kombëtare!

Në vijim, po insistoj fortë për një nga shtyllat me peshë thelbēsore në suksesin e reformate të Sistemit të Sigurisë Kombëtare. Më konkretisht rekomandoj: “ngritjen e një mekanizmi zyrtar për të integruar të gjitha hallkat e sistemit, të angjensive, kapaciteteve, rregullave të angazhimit si dhe kulturës së bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse në këtë fushë” ! Kjo pasi:

Në 30 vitet e fundit koncepti dhe strukturat/mekanizmat e Sistemt të Sigurisë Kombëtare janë projektuar, planizuar, drejtuar dhe menaxhuar në mënyrë të fragmentizuar, pra secili institucion apo Agjensi vete, sipas fushës së misionit,  përgjegjësive dhe detyrave respektive.

Megjithë përpjekjet dhe përmirësimet, në shumicën e rasteve mbeten ende dublikime, struktura paralele si dhe veçanërisht  “kompeticion/konkurencë dhe qasje otomane” (midis Institucioneve dhe Agjensive shtetërore të sigurisë), jo për zbatimin e përgjegjësive por sidomos për të mbajtur kompetencat reciproke.

E thënë edhe më qartë, efiçenca e parashikimit dhe peshimit të kërcenimeve, vendimarrjeve, veçanërisht aftësitë operacionale në këtë fushë janë zhvilluar mbi koncept, model dhe tradit të ç’integruar.

Për një vend të vogël si vendi ynë, kjo përqasje (e çintegruar) përbën një barrë të rëndë por edhe me kosto shumë të lartë. Thënë këto, ka ardhur, (në mos i ka kaluar) koha për të ndërtuar një koncept, qasje, mekanizëm/strukturë si dhe masa shtetërore të integruara.

Përtej dhe përfshi RSh, rendi i sigurisë globale është tronditur nga riciklimi i frikshëm i luftrave tradicionale, si rasti i sulmit neonazist të Rusisë – Putiniste jo vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por edhe si sfidë ndaj rendin të sigurisë globale, kohezionit, fuqisë ushtarake si dhe interesave gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (NATO/USA/BE)!

Nga ana tjetër, prej më shumë se 20 vitet e fundit, bota po vijon të përballet me kërcënimet terroriste, rreziqet kibernetike, fatkeqësitë natyrore, pandemitë, emergjencat natyrore, krizat financiare, etj.

Për edhe më tepër, pasojat e shteteve/demokracive të dështuara, korrupsionit shtetëror, krimit të organizuar, tërmetet dhe Covid-19, sulmet kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturave diçitale, kanë shkundur jo vetëm arkitekturën dhe themelet/gravitetin e  sistemit të Sigurisë globale, Kontinentale, Rajonale por dhe Sistemin e Sigurisë Kombëtare !

Prej 14 vitesh, Republika e Shqipërise është pjesë e sistemit të mbrojtjes kolektive (artikulli 5 i NATO-s), jo vetēm me përfitime të jashtëzakonshme, por edhe kontribute më shumë se dhe detyrimet respektive.

Megjithë përpjekjet dhe arritjet, RSh mbetet larg nga modelet dhe efiçenca e ushtrimit të balancuar të pushteteve. Kjo pasi mungon një mekanizëm/institucion zyrtar për të peshuar rreziqet si dhe planizuae masa shteterore të integruara ndaj kërcënimeve te sigurisë së qytetarëve, shoqërisë, standarteve demokratike si dhe interesave kombetare.

Po ashtu, do doja të isha gabim por në fakt Strategjitë e Sigurisë Kombëtare (SSK -2004/2014) kanë mbetur si dokument në letër,  pak në mos aspak të zbatueshme në praktikë, ose edhe për më keq, vetëm si inventar në sirtaret e zyrave të qeveritarëve të radhës.

Prandaj, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë më shumë se modeste në fushën e reformave të sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s, e përsëris se mbetet emergjencë kombëtare transformimi i Sistemit, me qëllim: “modernizimin e konceptit zyrtar, strukturave, paisjeve dhe kapaciteteve; aftësive operacionale edhe i kulturës së bashkëpunimit mes strukturave/agjensive përgjegjëse, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës dhe mirëqenies së qytetarëve; zhvillimin e interesave kombëtare si dhe forcimin e besimit të Shqiptarëve në vlerat e shoqërive euro-atlantike dhe përmbushjen e detyrimeve të RSH në NATO”.

Thënë këtë, si prioritet Nr. 1 të kësaj reforme, mbetet aplikimi i një modeli të integruar ose e fjalē të tjera: “Ngritjen e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK). Në vijim po paraqes një “Concept Paper”:

  1. 1. Fusha e Veprimit dhe Misioni: ASK do t’i sigurojë, Ekzekutivit/Kryeministrit dhe autoriteteve të larta shtetërore: “pamje në kohë reale dhe të integruarpër peshën e kërcënimeve dhe vendimmarrjet respektive; do të luajë një rol thelbësor në formulimin e Strategjisë së Mbrojtjes dhe Zhvillimit të Interesave Kombëtare si dhe në përgatitjen e paketës ligjore, monitorimin e realizimit të objektivave sipas matricës së detyrimeve ndërInstitucionale në këtë fushë”.

ASK është projektuar të luajë një rol iniciues edhe për  formulimin e  strategjive sektoriale (SSK, RSM, SU, PAZH, etj), si dhe do të koordinojë dhe monitorojë realizimin e objektivave nga institucionet respektive.

Për me tepër, ASK do të shërbejë si strukturë qëndrore për të harmonizuar përgatitjen e (draft) vendimmarrjeve në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave kombëtare për 3 pushtetet (Kryeministër, Kuvend, President), si dhe për ato në kuadrin e mbrojtjes kolektive të Aleancës, etj.

Po ashtu, ASK do të shërbejë për përgatitjen e axhendës së mbledhjeve të Komitetit Ndërministror të Politikave të  S&MbK. Si e tillë do t’ju sigurojë në mënyrë periodike dhe rast pas rasti (para takimeve) të gjithë anëtarëve të KNPSK, një pamje të integruar dhe të njëjtë për çështjet e kërcënimeve dhe respekrivisht të vendimmarrjeve strategjike.

Edhe pse një strukturë e vogël, (që mundet të zgjerohet në varësi të vizionit të Kryeministrit), nëpërmjet qasjes së integruar, ASK do të shërbejë edhe si mekanizëm për të perditesuar dhe transformuar të gjithë arqitekturën dhe efiçencën e mekanizmave të sigurisë kombëtare.

Për sa i përket barrës financiare, ASK është po ashtu një qasje racionale dhe gjithësesi nuk do të ketë rritje të numrit personelit. Kjo pasi  ASK do të ngrihet si rezultat i reduktimeve (duke shmangur dublikimet)  të disa strukturave të analizave strategjike në MM, MB, MJ, SHISH dhe disa Agjensi të Inteligjencës, etj.

Për të përmirësuar rrënjësisht dimensionin aplikativ, e çmoj si një gjetje efiçente që ASK të jetë në vartësi të Kryeministrit, si dhe në përberje të ketë dy shtylla kryesore (a) vlerësime strategjike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave kombëtare, si dhe (b) koordinimin dhe monitorimin e përgjegjesive ndër-Institucionale në përmbushjen e objektivave të SSK, detyrimeve në NATO, BE, etj.

Duhet thënë se, përvec rëndësisë dhe rolit në nivelin mbarëkombëtar, ky projekt, do të ketë peshë dhe do të shërbejë si një nga shtyllat e besimit të bashkëpunimit strategjik midis RSH dhe SHBA dhe NATO-n.

Gjithësesi, si për të gjitha çeshtjet me rendësi kombëtare, edhe për ASK do duhet: “gjithëpërfshirje dhe konsultim shterues” me aktorët, faktorët dhe personalitete brenda vendit, aleatët strategjik USA, NATO. Ndërsa më tej do duhet të ngrihet një grup “ad-hoc” për të finalizuar konceptin  misionin, strukturën si dhe rregullar e angazhimit dhe vartësinë të kësaj Agjensie.

  1. Lista e përgjegjësive/detyrave kryesore:
  2. Planizimi, zhvillimi dhe drejtimi i procesit të Rishikimit Strategjik të Sigurisë Kombëtare (SDR). Mbi gjetjet e saj Inicimi dhe koordinimi i procesit të formulimit të SSK 2024-2035.
  3. Monitorimi dhe raportim periodik për Kryeministrin mbi përmbushjen e objektivave të sigurisë (sipas matricësndëristitucionale), skenarët e emergjencave civile si dhe përmbushjen e angazhimeve të RSH në kuadër të NATO-s, BE, UN etj.
  4. Përgatitja e axhendës së takimeve të Komitetit Ndërministror të Politikave të Sigurisë pranë Kryeministrit, si dhe ndihmesë sipas vullnetit të Presidentit për rastet e mbledhjeve të KSK.
  5. Rekomandimi i qëndrimeve për Kryeministrin mbi vendimmarrjet në fushën e sigurisë kombëtare dhe imteresave gjeopilitike, për në NATO, BE, UN, etj.
  6. Përfaqësimi në forume, konferenca, kolegje, qëndra studimi strategjike (kombëtare dhe ndërkombëtare)për çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, NATO, BE dhe ato globale.
  7. Struktura:Theksoj se struktura e ASK nuk do të jetë kurresesi një shtojcë personeli dhe as barrë shtesë financiare. Përkundrazi, krahas adoptimit të një qasje të integruar në menaxhimin e  përgjegjësive/detyrave shtetërore, ASK do të “kursejë personel dhe para” pasi ajo do të ngrihet mbi reduktimin/reformën e strukturave paralele të analizës, vlerësimit dhe monitorimit në institucionet dhe Agjensitë e sigurisë që merren me misione të ngjashme, siç mund të jenë Instituti/Qëndra e Sigurisë në MM, të Policisë, strukturat e mbledhjes dhe analizës së  informacioneve të hapura në MJ, MB, SHISH, Emergjencat Civile, si dhe Agjensi të tjera.

Po ashtu, ASK mund të zgjerohet rast pas rasti (në varësi të rrethanave) më të komanduar (&paguar) nga struktura të tjera të fushës së sigurisë për nevojat e kësaj Agjencie!

ASK mund të ngrihet në nivelin e një Sekretariati të përbërë me disa drejtori kryesore, si për Vlerësimet Strategjike dhe peshimin e kërcënimeve, Monitorimin e realizimit të objektivave; përfshi atë të Situatës Operacionale (ZOS) si dhe Sektori Mbështetjes me Shërbime.

Kjo Agjensi do duhet domosdoshmërisht të ketë  ekpertë me ekperiencë strategjike brenda vendit dhe strukturat ndërkombëtare,  Diplomaci, Inteligjenca, Ushtarakë të lartë në rezervë, Policia e Shtetit, etj.

Në shtesë, duhet ta nenvizojë se ngritja e ASK është në përputhje me hapësirat kushtetuese, si dhe përbën një përqasje aktive dhe të përgjegjshme të Institucioneve shtetërore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së interesave kombëtare.  Po ashtu, duhet nënvizuar se, koncepti, përqasja dhe struktura e integruar (ASK) është një eksperiencë e aplikuar me sukses në SHBA, Slloveni, Kroaci, vendet Balltike, etj.

Nga ana tjetër, ngritja e ASK është një projekt dhe një ndërmarrje e vështirë, që lidhet me paketën ligjore, ndryshimet strukturore, veçanërisht me mentalitetin e “vartësisë”, traditën dhe problematikat e bashkëpunimit në ekzekutimin e përgjegjësive shtetërore.

Prandaj, pasi/nëse kjo “Projekt-Ide” do miratohej në parim, për zbatimin në praktikë do të duhet të ngrihet një grup i përbashkët ndërInstitucional I cili përveç modernizimit të konceprit të integruar do duhet të indetifikojë edhe një paketë ndryshimesh ligjore, strukturore, administrative dhe rregullat e angazhimit deri në ngritjen dhe funksionimin e ASK.

Së fundmi, e përsëris fortë se në reformat e sistemit të sigurisë, nuk kontribuon fare, as protagonizmi, as privatizimi politik dhe as rambo-delirantët, por dashuria dhe përulësia për Atdheun, vizioni, përkushtimi ndaj detyrës, përgjegjësia e lartë ndaj interesave kombëtare, besimi në vlerat demoratike si dhe ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n.

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut.
Ish: Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,
Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…