Fjala është Sundimtarja e Botës!

Fjala është arkitektja e jetës, ura e komunikimit njerëzor, arma më e fuqishme në dispozicion të njerëzimit.


Nga Mimoza Prifti

Fjala është Sundimtarja e Botës!

Fjala është Fuqi; është e tashmja, është e ardhmja.

Fjala është arkitektja e jetës, ura e komunikimit njerëzor, arma më e fuqishme në dispozicion të njerëzimit.

Pesha dhe energjia e fjalës luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor dhe emocional të njeriut.
Sepse njeriu nuk është vetëm mish e kockë, mendja dhe shpirti janë ato që ushqejnë trupin dhe vetëdijen, karakterin dhe sjelljen e tij. Fjala është drejtpërdrejtë e lidhur me mendimin dhe veprimin, me psikologjinë njerëzore.

Psikologu shëron me fjalë, etika ruan marrëdheniet njerëzore me fjalë, Ligji ruan njeriun me fjalë, edukimi fillon me fjalë, dashuria flet me fjalë.

Njerezit lëndohen me fjalë, luftërat fillojnë me fjalë, ndarjet njerëzore përfundojnë me fjalë, media përhap frikë e negativitet me fjalë.

Një fjalë mjafton për të ndricuar jetën e dikujt; po një fjalë mjafton për të vrarë shpirtin dhe besimin e tij.

Zgjedhja dhe përdorimi i fjalës kanë në dorë jetën dhe qetësinë njerëzore.

Përzgjidh fjalën e ëmbël e të ngrohtë, të sinqertë e njerëzore. Mos u bej protagonist i fjalës së hidhur, thashethemit, gënjeshtrës, manipulimit dhe vrasjes.

Zgjidh fjalën e mencur e motivuese, frymëzuese dhe inkurajuese, mirënjohëse dhe falënderuese, për të ndertuar ura komunikimi, për një jetë dhe shoqëri më të shëndetshme.

Fjala ishte e para, fjala është e fundit.

Dikur, desha të bëhesha mjeke, desha ti shëroja njerëzit jo vetëm me medikamente por dhe me fjalën e ngrohtë dhe mbështetëse.

Sot, psikologjia më ka mësuar që fjala, shëndeti mendor, emocional dhe fizik janë hallka të një zinxhiri.

Dhe pastaj pyesim përse janë shtuar kaq shumë sëmundjet mendore dhe fizike? Sepse Fjala ka humbur peshën, vlerën, rëndësinë dhe mirësinë. Ka humbur vërtetësinë dhe ndjeshmërinë, ka humbur Njeriun.

Kur të pini kafen e mëngjesit, le ta pijmë bashkë me një Mirëmengjes të bardhë e me një urim të përzemërt shpirtit: Ditë të Mbarë!

Këlcyra është qyteti më i lashtë i Shqipërisë!

DODONA, sot ka vendlindjen, shtëpinë e saj me fakte dhe argumente dhe ajo është Këlcyra.

Global 360

Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë, Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.