Heroina e rrugës sime!

Për gjithë Njerëzit e Punës dhe të vlerave, Gëzuar 1 Majin!


Nga Mimoza Prifti

Heroina e Rrugës Sime

Gusht i prushtë, mesvitesh 90′.

Banoj në katin më të lartë të ndërtesës, buzë rrugës më të zhurmshme të Tiranës.
Aty ku vapa, përzjerë me pluhurin e ndërtimeve, me tymin e zi të makinave të vjetra, të zë frymën. Ditën, rruga i përngjan një getoje. Natën, dëgjohet vec biseda e rojeve të makinave dhe fësh-fësh-ja rutinë e fshesareve.

Ne, që në pamundësi të freskut, vështrojmë nga ballkoni detin e dritave ku lundronTirana.

Pak ujë, pak fresk dëgjojmë hera herës të therrasin Rojet nga rruga. Nxjerrim bidonat nga frigoriferi, i futim në qese e më pas me një litar historik i zbresim dalëngadalë derisa mbërrijnë duarve të tyre.

Hera herës fshesaret i bashkohen kësaj rutine. Freskohen e më pas të falënderojnë: Dita një mijë të keqen Nëna.

Kjo natë gushti , ndoshta më e nxehta natë e kësaj vere.

Ajër i lagësht, bëhet për shi e shi nuk bie.

Ne duke ndarë një karpuz (shalqi) të ftohtë në ballkon.

Ndjejmë zërat e rojeve dhe fshesareve ti përzihen ajrit te nxehtë, të ngarkuar me grimcëza pluhuri e tym djegës makinash.
I pyesim në se dëshirojnë dicka të ftohtë . Përgjigja është e menjëhershme, Po. Ndryshe nga të tjerat herë, zbresim poshtë. Në duar mbajmë tasin me thelat e ftohta të bostanit, disa pirunë e bidona uji të akullt.

Përshëndetemi, hera e parë që takohem sy më sy me ta. Investigative nga natyra, nuk mund të shmang sytë inteligjentë e të ndrojtur të një prej “fshesareve”, një prej zonjave që mban pastër rrugën ku frymojmë.

0
Dicka më therr kraharorit, intuita më thotë “kjo zonjë është shumë më shumë se një fshesare”. Nuk mund ta pyes, nuk mund të ngacmoj ndrojtjen e saj.
Besoj tek koha, e vetëdijshme që gjërat nuk ndodhin rastësisht, përgjigjen do ta japë koha.

Mengjes dimri, fundvitesh 90′.

Me Artën, shoqen time, drejt shkollës ku ajo jep mësim.

Mësuesja e anglishtes së klasës së saj në kujdestari, mungon, është larguar për disa javë drejt Italisë.

Fëmijët kanë nevojë për dije, askush nuk ka të drejtë tua mohojë atë, qoftë dhe për disa ditë.

E pranoj me hezitim por dhe me dëshirë ftesën e saj, unë nuk jam mësuese në profesion. Për më tepër anglishtja ime, jam vetë një fillestare.

Por Arta ngulmon, të lutem Moza, bëje për mua. Shiko si të shohin fëmijët, mezi presin.

Filloj mësimin.

Në punë e sipër, duke pikturuar në dërrasë frutat dhe në krah emrat përkates në anglisht. Dëgjoj një trokitje të lehtë ritmike derës. Eshtë mësuesja e klasës ngjitur, një zonjë tek të 60-at. Kërkon kolegen e saj, mësuesen e klasës, Artën, shoqen time.

Në largim, buzagas, përshëndetet dhe me mua. E vështroj në sy, dhe sytë më ngelen tek sytë e saj inteligjentë. Sy të embel, të dashur , sy që burojnë jetë.

Një cast…marr frymë thellë, mbyll sytë .. pa dashur të pranoj ndjesinë e fortë kraharorit. Janë po ata sy, sytë e ndrojtur që natën pastrojnë rrugën time.

Si ka mundësi? pyes veten e dyzuar. Para meje kam sytë më të bukur e inteligjentë që kam parë ndonjeherë. Zonja buzëqesh, më jep dorën, më tërheq drejt vetes, më përqafon dhe lehtaz më pëshpërit: të falënderoj për ujin e ftohtë, për bostanin, për mirëkuptimin.

E pafjalë, e pafrymë, një komp më mblidhet fytit. Loti i nxehtë rrëmbimthi rrëshqet faqeve të mia. Kjo grua i shërben burrit të paralizuar dhe krejt e vetme me Dinjitet rriti tre femijë të mrekullueshëm. Me dashuri e dinjitet mban të pastër qytetin ku ushqen me dije e vlera filizat e rinj të tij.

Nuk di ku bëhet kjo Zonjë e mrekullueshme sot.

Por për një gjë jam e sigurtë: Ajo është Gruaja, Nëna, Motra, Mësuesja, Qytetarja e nderuar dhe e respektuar që gjithkush do ta dëshironte pranë.

Gruaja që nuk tregëton dinjitetin per interes dhe mbijetesë.

Gruaja që buron Jetë, Mirësi e Dashuri.
Heroina të tilla lartësojnë emrin Grua, heroina që përballen denjësisht me jetën, e thjeshtësojnë dhe e zbukurojnë atë.

1 Maj 2017,

*****

Për gjithë Njerëzit e Punës dhe të vlerave, Gëzuar 1 Majin!

Ekspozita në Spaç, Gonxhja: MEKI do të nisë shumë shpejt rehabilitimin e godinave të ish-burgut

“E Kaluara e Tashme” do të jetë ekspozita e përhershme në ish-burgun e Spaçit

Global 360

Anëtarësimi i Kosovës, sot votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE

Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të zhvillohet diskutimi dhe votimi për aplikimin e Kosovës në Këshillin…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ekspozita në Spaç, Gonxhja: MEKI do të nisë shumë shpejt rehabilitimin e godinave të ish-burgut

“E Kaluara e Tashme” do të jetë ekspozita e përhershme në ish-burgun e Spaçit