Nxënësit shqiptarë në Konferencën “Model of United Nations” në Athinë

Në emër të Ambasadës Shqiptare në Athinë, aktivitetin e ndoqi Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën.


Dymbëdhjetë nxënës nga Shqipëria, nga Shkolla Britanike në Tiranë, morën pjesë
në Konferencën “Model of United Nations” me temë “Pacifizmi dhe padrejtësia”, drejtuar nxënësve të nivelit të Shkollës së Mesme të moshës 13-14 vjeç,që u zhvillua në ambientet e Shkollës “Platon” në Athinë, Greqi.

Morën pjesë nxënës nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Austrisë, Izraelin, Qipron, Italinë, Turqinë, Portugalinë, Britaninë e Madhe, etj.

Në emër të Ambasadës Shqiptare në Athinë, mori pjesë znj. Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën.

Postimi i Ambasadës Shqiptare

📍 Në ambientet e Shkollës ‘‘Platon’’ në Athinë, u zhvillua Konferenca “Model of United Nations” me temë “Pacifizmi dhe padrejtësia”, drejtuar nxënësve të nivelit të Shkollës së Mesme të moshës 13-14 vjeç, nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë 🇦🇱🇦🇹🇨🇾🇩🇪🇮🇱🇮🇹🇵🇸🇵🇹🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿🇹🇷🇬🇧🇺🇬🇿🇼, si dhe disa shkolla nga e gjithë Greqia.

👉 Ky model stimulimi i drejtohet të rinjve, të cilët janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth Kombeve të Bashkuara dhe të përgatiten si përfaqësues të ardhshëm të vendeve të tyre.
Në një mjedis të përshtatshëm dhe me konkurrencë të shëndetshme dhe konstruktive, nxënësve pjesëmarrës iu dha mundësia të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese, të rrisin rrjedhshmërinë e gjuhës angleze dhe të ndërveprojnë në mënyrë produktive me bashkëmoshatarët e tyre nga Greqia dhe e gjithë bota.

✅ Në këtë konferencë morën pjesë dymbëdhjetë nxënës nga Shqipëria, nga Shkolla Britanike në Tiranë, të shoqëruar nga mësueset e tyre, dhe përfaqësues të ndryshëm nga përfaqësitë e huaja diplomatike në Athinë, të cilët biseduan me nxënësit, iu përgjigjen pyetjeve të tyre duke u uruar suksese të mëtejshme. Në emër të Ambasadës së RSH-së në Athinë, mori pjesë znj. Joneda Dodaj, Oficere Koordinuese për Diasporën.

Këlcyra është qyteti më i lashtë i Shqipërisë!

DODONA, sot ka vendlindjen, shtëpinë e saj me fakte dhe argumente dhe ajo është Këlcyra.

Global 360

Osmani i uron fitoren presidentit të Turqisë, Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.