Kisha e Shën Gjergjit, “Crkva Sv. Gjorgjia” në fshatin Vrnicë, zona e Gollobordës

Kisha e Shën Gjergji, Crkva Sv. Gjorgjia fshatin Vrnicë zona e Gollobordës, është ndërtuar në vitin 1823.


Nga Nikolla Gjurgjaj, kryeredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”

Kisha e Shën Gjergji, “Crkva Sv. Gjorgjia”, në fshatin Vrnicë, zona e Gollobordës, është ndërtuar në vitin 1823 nga ndërtuesit vërnicas, ndërsa ikonostasi është pikturuar nga ikonografi i njohur maqedonas Diço Zograf nga fshati Tresonçe, Lazaropole, Maqedoni.

Kjo është vërtetuar dhe nga theologu Thofran Popa, i cili në librin e tij “Mbishkrime në Kishën Orthodokse Shqipëtare” shkruan: ( Mbishkrimi është në maqedonishten e vjeter) “Me dorën e Diço Zografit nga fshati Tresonçe, Lazaropole, Maqedoni”.

Ky mbishkrim, vazhdon ai është gjetur në ikonën e Shën Marisë në Kishën e Shën Gjergji, Crkva Sv. Gjorgjia në Vrnicë të Gollobordës. Ndërsa, Kristofor Beduli në librin e tij “Orthodoksët e Gollobordës” shkruan: “Në Vrnicë egiston një kishë e madhe dhe në një vënd të bukur panoramik. Dikur kisha ka qënë brenda e pikturuar e gjitha me afreske, si dhe e paisur me një ikonostas të skalitur e kompletuar me objekte argjendi e floriri të zbukuruar plot me art. Mbahen mend dy potire shumë të veçanta”.


Dy fjalë se si festohej në Vrnicë të Gollobordës. Kështu vinin edhe të besimeve të tjera veç orthodokësve, nga të gjithë fshatrat fqinjë si nga Pasinka, Ostreni i Vogël, Xhepishti, Maqedoni etj, për të festuar së bashku.

Atë ditë bëheshin bukë të veçanta, të zbukuruara e që i bekonte prifti. Megjithatë Shën Gjergji festohej edhe në fshatra të tjerë, prifti i zonës në çdo 6 Maj vinte në Vërnicë. Shën Gjergji njihet si shenjtor bamirës, si luftëtar i mbretërve e mbrojtësi i të vobektëve e mjek i të sëmurëve.

Prandaj kjo ditë festohet më masivisht e nga shumë besimtarë. Ikona e shenjtorit i paraqet më së miri këto virtyte.

Tani kisha e Shën Gjergjit qëndron monument mbi shkëmbimin ku është nërtuar, për të treguar se dikur atje kanë jetuar mbi 50 familje, me mbi 300 banorë. Ajo qëndron atje edhe si dëshmi e festimeve që bëheshin në çdo 6 Maj, ku nuk mungonin daullet e cyrlet e Trebishtit, zona e Gollobordës.

Por në Vrnicë ka pasur edhe një kishë tjetër të pagëzuar me emrin e shënjtorit Shën. Joan Pagëzori. Edhe për këtë kishë theologu Theofran Popa shkruan se mbishkrimi është në gjuhën e vjtër maqedonase përkthimi është: “Me lutjen dhe shpenzimet e Vangjel Andreut, 18 mars 1846”.

Ky mbishkrim, shkruan ai, është gjetur në ikonën e Shën Jon Pagëzorit, në Vrnicë të Gollobordës.

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…