Le të ketë dritë në Sinagogën e Tiranës!

Kam hyrë përherë në Sinagogë, kudo ku jam ndodhur nga Jeruzalemi në botë. Është një ndjesi mistike


Nga Entela Kasi, shkrimtare dhe përkthyese

Le të ketë dritë! Kjo thënie që mbart fuqinë e kuptimit më të thellë, është vetë dimensioni i jetë-krijimit, që gjendet përherë brenda nesh. Në gjuhën hebraike fjala është “Or”.

Kam hyrë përherë në Sinagogë, kudo ku jam ndodhur nga Jeruzalemi në botë. Është një ndjesi mistike e pa mundur të përshkruhet me fjalë. Madje edhe në letërsi fjala nuk mjafton për të shprehur se çka qenia njerëzore përjeton ndërsa në heshtje të plotë ndjen atë çka përtej njeriut është sublime dhe njëkohësisht e mrekullueshme. Është një gjuhë e fshehtë, ajo e dritës që mbart peshën dhe përsosmërinë e jetë-krijimit. Është një pikë takimi në plotni të paqtë.

Tashmë Shqipëria ka Sinagogën e saj – “Or Yitzchak”, shqip ” Drita e Isakut”. Rabini Yoel Kapllan, Kryerabin i Shqipërisë dhe Kosovës, të cilin kam pasur privilegjin ta takoj disa herë në Tiranë, është aty me një dashuri të përhershme për shqiptarët, një përcjellës i dritës, dashurisë, përkujdesit dhe paqes për mbarë popullin shqiptar, për të cilin mirënjohja është sublime- pothuajse e shenjtë. Hebrenjtë u shpëtuan në trojet e këtij rajoni në të gjitha kohët. Lidhja mes dy popujve tanë mbetet përgjithmonë e gdhendur në historinë antike dhe moderne të botës.

Ajo ka një kod gjuhën e të cilit e njohin vetëm ata popuj që kanë ditur të mbijetojnë me dinjitet të shpëtuar prej fuqie supreme si ajo e dritës “Or”

Pata privilegjin të takoj Rabinin Yoel Kapllan, në Sinagogë. Porta e jashtme ishte e hapur ndërsa në kodrat e Tiranës kishte filluar muzgu, mbrëmja. E çelur ishte edhe porta e bardhë, që të drejton në hollin ngjyrë qumështi ku qëndron Hanukkah dhe shkrimet e mikpritjes, shenja të çmuara këto që të bëjnë të ndjehesh në shtëpinë tënde. Drejtohesh aty ku është vendi ku njeriu i drejtohet Krijuesit dhe je në paqe me veten dhe botën.
– Amidah, është lutje e heshtur si emri i nënës të atit tim. – i thashë Rabinit, kur kisha përfunduar lutjet në heshtje si gratë e familjes të nënës dhe atit tim.

Rabini Yoel, i cili gjuhën e muzikës dhe artit i ka talent dhe pasion me një thjeshtësi të mahnitshme po më pyeste nëse doja një kafe apo çaj.
Një kohë për bisedë e cila është e pamjaftueshme për të folur gjithçka midis nesh për ne. Kujtuam miken time të çmuar shkrimtare, Hava Pinhas Cohen një prej zërave më përfaqësues të letërsisë hebraike, Rabinin Yisroel Finman, njerëz tanët fort të dashur nga Jeruzalemi anë e kënd botës. Kujtuam çaste të fëmijërisë tonë, si prej një jete, biseduam për letërsi, histori, ngjarje, ndërsa i kisha shkruar një shënim mbi romanin tim të fundit ” Rikthimi”.

Ndërsa do të largohesha e bekuar me fuqinë e dritës së Sinagogës tonë në Tiranë, Rabini Yoel më dhuroi librin tonë të lutjeve, dhe një verë të Izraelit. I tashë- kam dy dhurata të çmuara në këtë jetë, Librin e jetës- The living Torah që më pat sjellë Rabini Yisroel Finman nga New York vite kaluar, dhe librin tonë të lutjeve,nga duart tuaja në shtëpinë time.

Ndërsa dilja nga kopshti dhe kisha lënë Sinagogën “Or Yitzchak” gjithçka ishte si e mbështjellë nga drita, nga fuqia e saj e përsosur. Njëjtë si në një prej poezive të mia ‘fëmijë të dritës’, që është filli i romanit ” Rikthimi”. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Këtu ku jemi!

Ambasadori i Holandës, Dr. Vos: “WaterAction”, frymëzues arti i nxënësve në Kavajë

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Dr. Reinout Vos, viziton shkollat e qytetit të Kavajës

Global 360

Ish-truproja i Putinit arrestohet për ryshfet

Hetuesit ushtarakë rusë nisën një rast penal kundër gjeneralmajorit, Vadim Dragomiretsky

 Loredan Bubani dhe autori i intervistës, Kliton Nesturi

Diplovista

Loredan Bubani, nga Bukureshti në Tiranë: Nermini, dashuria e jetës sime!

Intervistë e pabotuar me Loredan Bubanin. Njeriu i letrave shqipe, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë

Gjeopolitika

Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në zhvillim

Në vend që të synojë Perëndimin si dikur, Rusia synon tashmë vendet afrikane, Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine

OPED

Mbi etnonimin “shqiptar”, si një fenomen endemik në gjuhët europiane

Një përqasje krahasimore që nxjerr më në pah veçorinë e emërtimit „shqiptar“ në gjuhët europiane

Profil

Shqiptarja Elena Peshkopia, e para femër në botë me doktoraturë në filozofi

Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646. E ëma e saj ishte Zhaneta Boni (Zanetta Boni). Ndërroi jetë 38 vjeçe.

Masmedia

“Media For All”: Gazetaria e pavarur ka rëndësi

Morën pjesë mbi 100 gazetarë dhe redaktorë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë