Në pikëpyetje dëbimi nga Norvegjia i një ish-komandanti të grupit Wagner

Një grup rus i të drejtave të njeriut tha se ish-mercenarit i është komunikuar deportimi drejt Rusisë.

Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili kohët e fundit u arratis në Norvegji, është ndaluar nga policia, tha një zyrtar të hënën. Ndërkohë, një grup rus i të drejtave të njeriut tha se ish-mercenarit i është komunikuar deportimi drejt Rusisë.

“Ai është ndaluar … dhe ne po shqyrtojmë nëse do të kërkojmë vendimin e një gjykate për mbajtjen e tij në burg”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters përfaqësuesja ligjore e policisë, Line Isaksen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Andrei Medvedev ka qenë komandant skuadre në grupin mercenar Wagner i cili po lufton për Rusinë në konfliktin në Ukrainë.

Ai u fut në Norvegji duke kaluar kufirin me Rusinë ndërsa është shprehur se i rrezikohet jeta pasi ka qenë dëshmitar i vrasjeve dhe keqtrajtimeve të të burgosurve rusë që luftonin kundër Ukrainës në emër të grupit Wagner.

Gulagu.net, një grup rus që bën fushatë për të drejtat e të burgosurve dhe ka qenë në kontakt me rusin Medvedev, tha se ai ishte ndalur të dielën nga forcat e rendit dhe po dërgohet në një qendër paraburgimi dhe do të dëbohej.

Autoritetet norvegjeze nuk kanë konfirmuar ndonjë plan për dëbimin e tij, ndërsa në kohën e këtij raportimi policia nuk ishte në dispozion për të komentuar.

Grupi rus i të drejtave të njeriut tha se nëse zoti Medvedev kthehet në Rusi, ai do të përballet me “vrasje brutale dhe vdekje” për akuzat ndaj grupit Wagner.

“Ne nuk po e fshijmë të kaluarën e Medvedev-it. Ai ka bërë shumë gjëra të këqija në jetën e tij”, tha grupi i të drejtave.

“Por ai e ka parë dritën, e ka kuptuar dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me botën, me hetimin ndërkombëtar dhe autoritetet norvegjeze. Ai dëshiron të jetojë dhe dëshmojë kundër Wagner-it dhe themeluesit Yevgeny Prigozhin”, shtoi grupi rus i të drejtave të njeriut.

Andrei Medvedev është jetim, i cili ka shërbyer në ushtrinë ruse dhe ka bërë burg përpara se të lidhte një kontratë katër-mujore me grupin Wagner korrikun e vitit të kaluar. Ai tha se Wagner e kishte zgjatur vazhdimisht kontratën pa pëlqimin e tij.

Ai ka thënë se e kaloi kufirin ruso-norvegjez të mbuluar nga bora në Rrethin Arktik duke kapërcyer telat me gjemba pasi iu shmang një patrulle me qen kufiri. /VOA

Lexo më shumë nga

Aulona Inter Folk Festival sjell në Vlorë traditat e vendeve pjesëmarrëse

Prej vitit 2009, ky festival ka sjellë në skenë ngjyra, tinguj e ritme nga 38 vende të botës, duke e…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Aulona Inter Folk Festival sjell në Vlorë traditat e vendeve pjesëmarrëse

Prej vitit 2009, ky festival ka sjellë në skenë ngjyra, tinguj e ritme nga 38 vende të botës, duke e…