Edi Rama në Davos: Ballkani Perëndimor është në mes të Europës!

Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Europian


Nga Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Europian lidhur me procesin e integrimit. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta, duke sjellë në vëmendjen rastin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nga Shqipëria dhe rajoni ka pasur shumë lajme të mira, por nuk kanë qenë të dukshme për Parlamentin Europian. Ne na u kërkua dhe morëm mbështetje për të bërë këtë pastrim të gjykatësve të korruptuar nga sistemi i drejtësisë. Ne i hymë kësaj me besim të plotë dhe krenari se po bënim diçka që “Zotat” tanë europianë na e kërkonin dhe dëshironin. Dhe mendoje, pastrimi ishte aq radikal sa mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjykatës u larguan se nuk justifikuan dot pasurinë. Dhe ne menduam se Bashkimit Europian do t’i pëlqente kjo gjë, por ata thanë ‘mirë, por nuk keni Gjykatë Kushtetuese”. Ne operuam pacientin me sukses, e kuruam, por BE e kërkonte që të vraponte sepse kishte zgjedhje. Dhe përpara se të bënin këto zgjedhje nuk mund të na jepnin dritën jeshile.

Procesi i integrimit ka ndryshuar plotësisht është bërë neurotik dhe i padrejtë çka është e mirë për ne pasi stërvitim nervat. Por nëse do të bënin të njëjtën gjë si po na e bëjnë ne, shumë vende të BE nuk do të ishin të afta të hynin vetë. Dhe nuk po flas për vende komuniste, por dhe nga themeluesit. Më besoni. Ky është realiteti”, tha mes të tjerash kryeministri.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, Rama deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të Evropës dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë tjetërkund.

“Ballkani Perëndimor është në mes të Europës. Ne nuk kemi për të shkuar askund. Unë do të dëshiroja që serbët të shkojnë diku tjetër por edhe ata nuk kanë për të shkuar askund. Njerëzit në Bruksel duhet që të kuptojnë se jemi në një situatë kur mbështetja për integrimin po bie dhe kur Putin në disa prej shteteve të rajonit po shihet si hero.

Ne kemi një marrëveshje të madhe me presidentin serb rreth asaj që ai e konsideron krahinë të Serbisë dhe asaj që unë e njoh si shteti i pavarur i Kosovës por kjo nuk na ka penguar që të bashkëpunojmë për ruajtjen e paqes në rajon”, tha Rama.

Në fund, ai shtoi se duke qenë se vendi po përballet me një krizë ekonomike, BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse nuk janë në BE.

Pirdeni: Të angazhuar për një administratë që i përgjigjet sfidave të kohës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin takim me vajzat e ekselencës në shërbimin civil.

Global 360

Osmani: Kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në Komitetin për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës, sot pritet të votohet raporti për Kosovën për anëtarësim në…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Pirdeni: Të angazhuar për një administratë që i përgjigjet sfidave të kohës

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin takim me vajzat e ekselencës në shërbimin civil.