Xhaçka: Afganët janë të mirëpritur për të qëndruar përgjithmonë në Shqipëri

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se faturën financiare për refugjatët afganë do ta paguajnë partnerët.


Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e afganëve u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët. “Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo.

E ndërsa në fillim u tha se afganët do të qëndrojnë vetëm disa muaj në Shqipëri dhe më pas u miratua vendimi për një vit, ministrja u shpreh se strehimi në Shqipëri mund të kalojë mbi 12 muaj.

“Është një proces që mund të kërkojë deri në 12 muaj ndoshta edhe më shumë. Mes strehimit dhe procesimit të tyre, do të ketë një kohë të konsiderueshme. 12 muaj do të jenë minimumi për të mos thënë që do të zgjasë edhe më shumë se aq” tha ajo.

Olta Xhaçka tha se do të ishte e kënaqur nëse një pjesë e afganëve do të dëshironin që të qëndronin përgjithmonë në Shqipëri.

“Patjetër, ua thashë që bëhet fjalë për elitën kulturore, shoqërore të Afganistanit. Janë gazetarë, mjekë, financierë, inxhinierë, etj. Janë kualifikime me të cilat do të aplikonin për programe të emigracionit në cdo vend.

Ne kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar me kushtin apo dëshirën e shprehur për të vazhduar drejt SHBA-së, por nëse do të shprehin dëshirën të qëndruar do të ishim shumë të kënaqur që ta bënin Shqipërinë shtëpinë e tyre”.

Deri tani në Shqipëri janë akomoduar 662 afganë nga 4 mijë që pritet që të vijnë në total.

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së…

Global 360

Mbyllet Zëri i Amerikës

Biberaj: Kapitull i trishtuar në historinë e angazhimit të SHBA me botën

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Tragjedia në Koçan, Spiropali: Jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur

Një zjarr në një klub nate i shkaktuar nga mjetet piroteknike në qytetin e vogël të Koçanit të Maqedonisë së…