
Category: Ministria e Ekonomisë, Kultures dhe Inovacionit
Kjo ekspozitë ka sjellë për herë të parë koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit ruheshin në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit.
Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat të caktuar dhe nuk kërkohet thirrje nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).
Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
Ministria e Ekonomisë ka hartuar një projektligj të posaçëm për rregullimin e tregut të produkteve që shiten online, izolimin e reklamimit të mallrave të pasigurta si dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.
Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si dhe kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, zhvilluan sot një takim me kineastët shqiptarë mbi vizionin dhe hapat konkretë të strategjisë së re për zhvillimin e sektorit audiovizual në Shqipëri
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ftoi të gjithë kineastët shqiptarë të marrin pjesë në një takim informativ mbi strategjinë e re për zhvillimin e sektorit audiovizual.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në takimin që zhvilloi sot në Berat, Kryeministri Edi Rama me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.
Numrin më të lartë të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Polonia, Spanja, Azia dhe Franca.
I financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP dhe UNICEF Albania, projekti EU4Youth mbështet zbatimin e programit në tri bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.