
Category: D#
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi sot në Zagreb takim me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, gjatë të cilit u theksua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh në kuadër të aleancës së NATO-s.
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, mori pjesë si folëse në panelin me temë: “Diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm” të samitit të diasporës.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, u shpreh sot se Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi si vend prodhues dhe eksportues.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot në Samitin e IV të Diasporës se Shqipëria synon një qasje të re dhe më konkrete në marrëdhënien me diasporën, duke e konsideruar atë një faktor kyç në zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit europian.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, theksoi sot rëndësinë e forcimit të lidhjeve me diasporën dhe standardizimit të gjuhës shqipe.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një takim me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, në kuadër të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën.
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare u ndanë edhe çmimet “Jusuf Vrioni” të konkursit të shpallur nga Qendra e Botimeve për Diasporën për përkthyesit e rinj nga diaspora.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, deklaroi në Samitin IV të Diasporës se diaspora shqiptare përbën një “forcë jetike kombëtare”, ndërsa ngriti shqetësime serioze për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës që po zhvillon punimet sot në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe rritjes së rolit të tyre në përfaqësimin politik ndërkombëtar.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot se diaspora shqiptare përbën një dimension të pandashëm të identitetit kombëtar dhe një faktor kyç në zhvillimin e vendit.









