30 ushtarakë dërgohen në operacionin e NATO-s në Novo Selo, Bullgari

Këshilli i Ministrave mori sot vendim për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të grup-batalionit shumëkombësh të NATO-s, në operacionin e forcës së përparuar tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari


Këshilli i Ministrave mori sot vendim për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në përbërje të grup-batalionit shumëkombësh të NATO-s, në operacionin e forcës së përparuar tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari

Kështu, qeveria vendosi dërgimin me mision të një toge, të përbërë nga 30 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në operacionin e Forcës së Përparuar Tokësore (Forward Land Force), drejtuar nga NATO-ja, në Novo Selo, Bullgari.

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është kryerja e detyrave në mbështetje të grup-batalionit shumëkombësh për sigurinë e kufirit lindor të Aleancës, në zonën e caktuar të përgjegjësisë.

Venddislokimi i togës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është në Novo Selo, Bullgari.

Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 31.12.2028, me sistem rotacioni. Periudha e rotacionit, për çdo togë, është 180 ditë, së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me togën e radhës.

Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore; akomodim; ushqim; lavanderi; sigurimin e jetës; siguracionin shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; transport; transportimin e individëve të shkëputur të misionit për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline; aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.

Transporti i personelit, që merr pjesë në operacionin në Bullgari, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, uji, lavanderia, transporti i individëve të shkëputur nga operacioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy-ose shumëpalëshe, ku pala/palët tjetër/e tjera të marrë/marrin përsipër të përballojë/përballojnë këto shpenzime.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…