Fëmija më i lumtur në botë!

Në foton ikonike të Gerald Waller, publikuar në LIFE është 6-vjeçari austriak, Hans Werfel


Nga Albert Vataj

“Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, është një foto legjendare, e cila ka udhëtuar në kohë për të na gërvishtur cipën e hollë të kujtimeve, të asaj të shkuare, që i gëzoheshim diçkaje më një forcë shpërthyese përjetimi, e tillë sa mbetet ende sot gjurmë drite në kujtesën e viteve.

Fotoja e titulluar “Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, evokon periudhën pasluftës së Dytë Botërore, kohë kur austriaku 6-vjeçar, Hans Werfel jetonte në një jetimore Am Himmel. Kjo shkrepje është realizuar nga fotografi dhe repotrteri Gerald Waller, dhe publikuar në revistën LIFE më 30 dhjetor 1946 (faqe 22), ku shkruhej “Për shumë nga fëmijët e Evropës kishte një Santa Claus këtë Krishtlindje. Kur një kuti e madhe nga Kryqi i Kuq Amerikan mbërriti në jetimoren Am Himmel të Vjenës”. Ata festuan duke e ngritur lumturinë e tyre në qiell, siç e përcjell edhe foto. Por kishte të tjerë fëmijë për të cilët nuk kishte mbërritur ende Krishtlindja.

Pothuajse pesë vjet më vonë, më 24 shtator 1951 (faqe 180), e njëjta fotografi u rishfaq në LIFE falë një lexuesi, i cili i shkruan revistës se ky është Werfel, një jetim austriak 6-vjeçar, duke përqafuar një palë këpucë të reja dhuruar nga misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan, veprimtaria e së cilës shtrihej në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të goditura nga Lufta e Dytë Botërore. Këtë foto ikonike, grupi punk, “Bad Religion”, e përdori për kopertinën e albumit të tyre Këngët e Krishtlindjeve.

Sa herë që e shikon këtë foto, është një emocion i veçantë që të pushton, një përzierje e përmallimit, dhimbjes së kujtimeve dhe një lumturimi sipëror, tejet i dritshëm, sepse askush nuk do të lumturohet çiltërsisht dhe me një forcë qiellore sa një fëmijë. Sot kemi pak, fare pak momente të tilla fatlume, kur ky diell lumturimi të na mbështjellë me rrezatimin e vet, si një brerore shenjtërimi. Kjo jo sepse ka vdekur fëmija brenda nesh, por sepse kemi mësuar të harrojmë kohën kur i gëzoheshim këtyre çasteve. Sa e trishtueshme ishte varfëria, por sa të bukur ishin ato momente, kur jeta jonë mëkohej nga një dritë e tillë lumturimi. Edhe pse dua ende ti gëzohem këtij çasti, shpirti im e ka të pamundur ta ndez atë kandil flakëpakët, drita e të cilit të na i bashkojë skajet e kohës në një përplasje përjetimi.

Dita e Drejtësisë, Begaj: SPAK dhe GJKKO tronditën pandëshkueshmërinë

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Dita e Drejtësisë, Begaj: SPAK dhe GJKKO tronditën pandëshkueshmërinë

Presidenti Bajram Begaj shprehu sot në mbledhjen e Përbashkët Vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të…