Vdes në burg, spiuni i dyfishtë i FBI dhe Rusisë

Amerikani kishte punuar për FBI dhe shitur sekretet te Rusia


Robert Hanssen raportohet se ka vdekur së fundmi në burgun ADX në Florence, Colorado, ku kishte kryer 20 vjet nga 15 dënime të përjetshme për zbulime të sekreteve bërthamore te ‘armiku’.

Amerikani që kishte punuar për FBI dhe shitur sekretet te Rusia është gjetur i vdekur në qelinë e tij në moshën 79 vjeçare.

Ish-spiuni besohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale, një person i afërt me të për rrjetin vendas Associated Press.

Ai kishte përdorur aksesin e tij te kundër-inteligjenca nga viti 1985, për të dërguar informacione të rëndësishme drejt asokohe Bashkimit Sovjetik, mes të cilave përgatitjet e luftës bërthamore dhe përgjimet me tunele sekrete poshtë ambasadës ruse në Washington DC, raporton rrjeti britanik Mirror.

Mësohet gjithashtu se Hanssen tradhtoi agjentin e dyfishtë Dmitri Polyakov pas zbulimit të tij nga FBI në 2001, e cila e monitoronte prej muajsh.

Ata pikasën Hanssen duke bërë një lëshim informacioni në Virginia si dhe nga raportimet e një oficeri të inteligjencës ruse ku ishte i regjistruar zëri i tij.

Polyakov, i cili ishte spiunuar nga agjenti i CIA, Aldrich Ames në 1994, më vonë u ekzekutua në Rusi.

Hanssen mbahej në burgun ADX Florence prej 17 korrikut 2002, kur iu dha dënimi me burgim të përjetshëm nga gjykata e Virginia.

Në një deklaratë të autoriteteve thuhej: “Hanssen u gjet pa ndjenja në burgun federal ADX në Florence. Stafi u përpoq të shpëtonte jetën e tij por nuk ia dolën. Nuk kishte plagosje të tjera apo rrezik publik”.

Hanssen ishte paguar më së miri për tradhtinë e tij, duke marrë rreth $1.4 milionë në llogaritë ruse.

Teksa operonte me pseudonimin ‘Ramon Garcia’, ai akuzohej për komprometimin e “shumë burimeve njerëzore, teknikave të kundër-inteligjencës, hetimeve dhe dokumenteve të klasifikuara qeveritare te SHBA”.

Ai kishte nisur punën me inteligjencën në 1976 teksa jetonte një jetë të dyfishtë në Virginia me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tij.

Shkaqet e vdekjes së agjentit të dyfishtë nuk janë bërë publike.

Lexo më shumë nga

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.