“Honoris Causa” për ish-presidentin Moisiu, Spiropali: Cilësi të spikatura në jetën publike

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti sot në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa, ish-Presidentit Alfred Moisiu nga Universiteti Europian i Tiranës.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti sot në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa, ish-Presidentit Alfred Moisiu nga Universiteti Europian i Tiranës.

Duke shprehur vlerësimet për ish-Presidentin Moisiu, Spiropali tha se “Alfred Moisiu i përket të rrallëve dhe kemi fatin që është midis nesh nga brezi i antifashistëve dhe partizanëve të Luftës Nacionalçlirimtare, në të cilën mori pjesë në moshë fare të re”.

“E përgëzoj Universitetin Europian të Tiranës për kujdesin dhe simbolikën e përzgjedhjes së ditës për të nderuar Alfred Moisiun. Nuk mund të kishte ditë më të bukur, më domethënëse, më frymëzuese. 9 Maji është Dita e Europës, e cila këtë vit shënon 75-vjetorin. Kjo ditë është çdo vit frymëzuese, por është më tepër e tillë sot, kur Shqipëria është në pragun e Bashkimit Europian, me objektivin strategjik kombëtar për t’u anëtarësuar brenda kësaj dekade”, tha Spiropali duke shtuar se Dita e Europës rri pranë e pranë 8 Majit, Ditës së Fitores mbi fashizmin, e cila këtë vit shënon 80-vjetorin.

Spiropali u shpreh se “këto data simbolike nuk i lidh vetëm kalendari, por fakti që njera presupozon tjetrën. Sepse vlerat e lirisë dhe të antifashizmit qëndrojnë në themelet e Bashkimit Europian”.

“Universiteti Europian i Tiranës gjatë historisë së tij gati njëzetëvjeçare ka nderuar me këtë titull mjaft personalitete të njohura, të vendit dhe vende të tjera. Por në asnjë rast ky titull nuk ka pasur këtë domethënie që ka ky i sotmi. Sepse asnjeri prej rasteve të personaliteteve të nderuara nga Universiteti juaj nuk përmban historinë e gjatë që rrezaton Alfred Moisiu. Figurën dhe personalitetin e të cilit do ta portretizoja si filli që përshkon tre kohë. Në të tre kohët ka dalë në pension dhe rithirrur në jetën publike për të shërbyer, për shkak të cilësive të tij të spikatura”, nënvizoi Spiropali.

“Por kohën e parë, atë të Luftës, Alfred Moisiu e ndau me babanë e tij, Spiro Moisiun. Është nga rastet tipike kur nga një familje u rreshtuan në radhët e brigadave partizane, si luftëtarë me uniformë, dy breza, ati dhe biri. Ati për të shërbyer si Komandant i Ushtrisë Partizane, ndërsa biri si një ushtar i thjeshtë, madje i vogël në moshë, që u poq dhe u bë djalë në luftë. Nuk po bëj biografi, por nuk mund të mos them dy fjalë për Spiro Moisiun, i cili, para se të bëhej Komandant i Ushtrisë Partizane, dëshmoi një gjest të lartë patriotik, kur kthehu mbrapsht batalionin që drejtonte, i mobilizuar nga Italia fashiste për të sulmuar Greqinë nëpërmjet kufirit shqiptar”, tha Spiropali.

Koha e tretë, vijoi Spiropali, është më e rëndësishmja në jetën e Alfred Moisiut, të cilën e urojmë të bëhet edhe më e gjatë.

“Ndryshimet e vrullshme demokratike në Shqipëri e rithirrën në skenë, për të shërbyer gjatë viteve 1991-1992 si Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike dhe në vitin 1997, pas disa vitesh shërbimi në institucione, ridel në pension. Prej nga më 24 qershor të vitit 2002 rithirret në jetën publike dhe zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Për të qenë i pari dhe i fundit President konsensual i Republikës, detyrë në të cilën shërbeu me përkushtimin e tij të njohur, si ushatarak, politikan, atdhetar dhe burrë i shquar shteti. I njohur dhe i vlerësuar për lidershipin e natyrshëm, principialitetin, virtytet e larta dhe qëndrimin mbi palët, të cilat nuk ngurroi t’i vinte në rresht, kur ishte nevoja për të ardhmen dhe dobinë e Shqipërisë”, tha Spiropali.

Burimi ATSH

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Celibashi: Sulme kibernetike të sofistikuara ndaj KQZ, i referuam për hetim

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën…