Balluku: Tre modele biznesi në aeroportin e Vlorës, i dizenjuar edhe për fluturime transoqeanike

Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, është një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e Aviacionit Civil”


Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, është një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e Aviacionit Civil, që krahas zhvillimit të shërbimit në fushën e transportit, do të operojë me tre modele biznesi, që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe punësime të reja”.

E pranishme sot në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, ku u krye fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore, Balluku tha se, “në këtë aeroport do të zbatohen tre modele biznesi”.

Sipas saj, komponenti i parë i aviacionit civil është transporti i pasagjerëve; i dyti, mirëmbajtja e avionëve, që jo vetëm do të sjellë të ardhura në ekonomi por dhe punësim dhe e treta është kargo e aeroportit, në 300 ha sipërfaqe për ngarkesa ndërkombëtare.

Gjithashtu theksoi ajo, aeroporti i Vlorës do të kthehet edhe në një qendër të dijes.

“Këtu do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil që do të prodhojë profesionistët e ardhshëm të sektorit, ndërsa parashikohet të ngrihet këtu edhe një akademi ushtarake, që i përket aviacionit ushtarak dhe që do të gjenerojë një fluks të madh punësimesh të reja”, u shpreh Balluku, ndërsa vuri në dukje se, të gjitha këto investime të rëndësishme, janë të ndërlidhura mes tyre.

Ajo bëri të ditur se ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe 5 km që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës dhe qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë.

“Këto investime janë drejtpërdrejt përfitime për qytetarët”, u shpreh Balluku.

Ajo tha se, viti 2024 u mbyll me mbi 10 milionë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit, ndërsa parashikohet që në Aeroportin e Vlorës të ketë 3 milionë pasagjerë vetëm në vitin e parë.

“E kemi parë këtë me Aeroportin e Rinasit ku nga 28 destinacione sot kemi 160 të tilla, dhe operojnë 49 kompani ajrore që adresojnë shërbime me kosto konkurrente për qytetarët dhe shërbime më cilësore dhe kjo do të ndodhë edhe me Aeroportin e Vlorës. Aeroporti i Vlorës ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, dhe është i dizenjuar për fluturime transoqeanike, që synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend”, deklaroi Balluku.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Gatishmëria për emergjencat, prioritet i qeverisë shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile, për forcimin e reagimit ndaj…