Proda takim me ambasadorin Tarran: Prioritet, trajnimi i policisë në zgjedhje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim kortezie Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim kortezie Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Teksa i uroi Prodës suksese për detyrën, ambasadori Tarran vlerësoi si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit, në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimeve kibernetike dhe trafiqeve të paligjshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohu ambasadorin, me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në trajnimin e pritshëm të Policisë, për zgjedhjet.

Proda e ka siguruar ambasadorin se lufta ndaj krimeve ndërkufitare, krimit të organizuar, migracionit dhe trafiqeve të paligjshme, janë prioritete të Policisë së Shtetit, të cilat mund të përmbushen më së miri kur Policia e Shtetit gëzon mbështetjen dhe besimin e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e dhënë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ndër vite.

Më tej, Proda dhe Tarran theksuan rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi, si dhe të asistencës e mbështetjes nga ana e OSBE-së për Policinë e Shtetit.

Ambasadori Tarran e siguroi Drejtorin e Përgjithshëm se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e nevojave dhe e kërkesave të Policisë në rrugën e saj drejt fuqizimit.

Ambasadori Tarran ka theksuar se ngritja dhe funksionimi i Këshillave të Sigurisë Vendore në të gjithë vendin është domosdoshmëri dhe modeli që funksionon në Elbasan duhet të jetë busull orientimi edhe për qarqet e tjera. Ambasadori e ka falënderuar Prodën, për mbështetjen e kësaj nisme dhe për kontributin e tij kur ishte Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ngritjen e këshillave të sigurisë.

Në përfundim të takimit, Proda e ka garantuar ambasadorin se Policia është e baraslarguar nga subjektet politike dhe vlerësimin e fituar nga proceset zgjedhore të kaluara jo vetëm do ta ruajë, por do ta konsolidojë më tej.

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Global 360

Presidentja Osmani kërcënohet me jetë, thotë këshilltari i saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, tha këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Diplovista

Rama për televizionin austriak ORF: Anëtarësimi në BE një mundësi historike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

“The Telegraph”: Liderët evropianë dhe amerikanë, e shohin Ramën si forcë stabilizuese në rajon

Gazeta britanike i kushton një profil kryeministrit Edi Rama

Masmedia

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Manjani: Nuk humbet asnjë ditë pune

Nga 1 qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.