Gjermania i dhuron 100 mijë euro pajisje të teknologjisë së lartë Policisë së Shtetit

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës gjermane.

Proda inspekton masat në Sarandë: Siguria, pasaporta jonë për turistët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.

Asambleja e SEPCA-së në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Nga qyteti i Beratit, Policia e Shtetit, në cilësinë e presidentes së SEPCA-s për vitin 2025 drejtoi punimet e Asamblesë rajonale të drejtuesve të policive të Evropës Juglindore.

Zv.presidentja e BKA-së takon Prodën: Bashkëpunimi, çelësi i suksesit në luftën kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një vizitë pune Zëvendëspresidenten e Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Martina Link, e shoqëruar nga Markus Koths dhe zyrtarë të lartë të këtij institucioni.

Proda me përfaqësuesin e UNHCR: Partneriteti, kontribut në rritjen e aftësive të punonjësve të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi.

Proda pret përfaqësuesit e EU4LEA, vijon mbështetja për policinë kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot në një takim Francesca Varlese-n, menaxhere e programit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, Giovanni Pasqua, Koordinator Ndërkombëtar i projektit EU4LEA, si dhe Thierry Vignes, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Format Evolutive të Krimit të Organizuar dhe Policinë Shkencore, i emëruar nga CIVIPOL

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda mori pjesë në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it që po zhvillohet në Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.

Nis projekti SCOPE III, synon modernizimin e Policisë dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Gjatë takimit ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe shefit të departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, Mathias Schaef, njëherazi edhe drejtues i projektit, u theksua se partneriteti me Policinë Federale Gjermane është kthyer në një nga shtyllat më të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimit të sigurisë në Shqipëri.

Policia e Shtetit dhe ajo italiane, monitorim ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë