
Tag: Kronika
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore me nisjen e vitit të ri shkollor, duke përfshirë sigurinë fizike, rrugore, ushqimore dhe kibernetike të nxënësve.
Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Ksamil ndërhynë sot në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari firmosi sot urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një vizite në gjimnaz, tha se “Qemal Stafa” është ndër shkollat e para që përfiton nga zbatimi i programit Smart City, i cili kombinon teknologjinë e avancuar me përdorimin e inteligjencës artificiale.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ndau sot detaje nga takimi në Pogradec me kryeministrin Edi Rama dhe skuadrën qeverisëse, në kuadër të përgatitjeve për vitin e dytë të mandatit qeverisës.
Dy turistë çekë, 43 dhe 76 vjeç, janë shpëtuar nga strukturat e Policisë së Shtetit pasi kishin mbetur të bllokuar në Kanionet e Gradecit, në Skrapar.
Policia e Shtetit ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj rasteve të mashtrimeve online, pasi ditët e fundit janë konstatuar mesazhe të dyshimta të dërguara përmes SMS-ve dhe aplikacioneve të komunikimit, përfshirë WhatsApp-in.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vlerësoi teknologjinë si një prej mjeteve kryesore për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, në një kohë kur numri i turistëve dhe qarkullimi i automjeteve në vend janë në rritje.
Siguria rrugore vijon të jetë një prej prioriteteve të Policisë së Shtetit, ndërsa kontrollet në akset kryesore të vendit po forcohen përmes përdorimit të mjeteve dhe teknologjive inteligjente për evidentimin e shkeljeve.









