Votimi nga jashtë, Celibashi: Regjistrimi bëhet vetëm me dokumente shqiptare

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shtetasit shqiptare që jetojnë jashtë vendit, për t’i informuar në lidhje me regjistrimin në platformën në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER), në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shtetasit shqiptare që jetojnë jashtë vendit, për t’i informuar në lidhje me regjistrimin në platformën në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER), në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi nënvizoi se “procesi i regjistrimit dhe aplikimit në PER bëhet vetëm me dokumente shqiptare”.

“E rëndësishme është të disponosh një dokument identifikimi shqiptar dhe të plotësosh të dhënat që janë gjatë procesit të aplikimit”.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, Celibashi tha se “edhe nëse pasaporta ose kartë identiteti është e skaduar ju mund të regjistroheni në PER. Dje i kemi paraqitur qeverisë propozimin për të shtyrë vlefshmërinë e dokumenteve të skeduara për të gjithë ata votues që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Celibashi theksoi se procesi i aplikimit është shumë i thjeshtë, ndërsa këshilloi shtetasit shqiptarë që para se të fillojnë procesin të konsultojnë tutorialet që gjenden në faqen e internetit në KQZ.

Celibashi tha se një nga problemet e adresuara për të cilin duhet patur kujdes është ngarkimi i dokumentit që vërteton adresën e vendqëndrimit.

“Duhet që procesi i skanimit të këtij dokumenti të tregojë qartë adresën të cilën ju keni ngarkuar në PER. Kemi pasur probleme në Itali, shumica dërrmuese kanë bërë të njëjtin gabim, kur kanë ngarkuar dokumentin e identitetit të shtetit italian e kanë ngarkuar atë nga ana e cila nuk përmban adresën. Duhet të ngarkojnë anën e dokumentit që përmban adresën. Vetëm në këtë mënyrë ne konfirmojmë adresën ku do të dërgojmë fletën e votimit”, tha Celibashi.

“Jemi 8 veta që banojmë në një adresë, fatura është vetëm në emër të kryefamiljarit, si duhet të veprojmë”, ishte një nga pyetjet që iu bë Celibashit.

Celibashi u përgjigj se “duhet të ngarkoni të njëjtin dokument, por edhe një kopje të certifikatës familjare për të vërtetuar që janë anëtarë të një familje dhe që janë banues në atë adresë”.

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…

Global 360

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…