Rama në kantierin e Polit të Sigurisë Kibernetike: Hapësirë multidimensionale për tre institucione

I konsideruar si Poli i Sigurisë Kibernetike, në këtë kompleks godinash do të vendosen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF).


Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike në Sauk, Tiranë.

I konsideruar si Poli i Sigurisë Kibernetike, në këtë kompleks godinash do të vendosen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (ACESK) si dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF).

Projekti është ideuar si një hapësirë shumëfunksionale, ku krahas zyrave do të ketë edhe ambiente të veçanta për parkim, salla takimesh, mbledhjesh, apo ambiente të tjera ndihmëse për administratën që do të punojë aty.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kryeministri Rama u njoh nga afër me projektin dhe afatet e realizimit të tij.

Balluku informoi se Poli i Sigurisë Kibernetike do të shtrihet në një sipërfaqe prej 9600 m2, ku një pjesë e zyrave do të vendosen në nivelin -1, për shkak të protokolleve të sigurisë.

Po ashtu Balluku informoi se niveli -2 do të jetë parkim me mbi 115 vende. Sipas saj “Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në sigurinë kibernetike, ndaj edhe ndërtimi i këtij kompleksi vjen si domosdoshmëri”.

“Holli do të jetë modular dhe do të ndryshojë sipas eventeve dhe do të jetë i përdorshëm për të tre institucionet”, tha ajo.

Kryeministri u informua po ashtu se afati i dorëzimit të këtij kompleksi është 18 muaj, ndërsa kërkoi që të bëhet punë shumë cilësore.

“Faktikisht është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë për aktivitetin që kryhet brenda saj nga Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike, që ka marrë një rëndësi të veçantë dhe ka bërë një përparim, dhe së fundmi është pajisur edhe me teknologji të fjalës së fundit si vendet e larta të klasifikimit të Europë për mbrojtjen. Po ashtu edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare që ka një punë shumë të ndjeshme për shkak të sensibilitetit të të dhënave që lidhen me transaksionet financiare”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi rolin e kësaj agjencie për daljen e Shqipërisë nga “lista gri” e pastrimit të parave, apo gjithë përpjekjen për të luftuar me evazionin apo paratë që vijnë nga burime kriminale.

“Kjo është një godinë me rëndësi dhe ka një pozicion shumë të favorshëm, edhe si fazë parë e asaj që vjen më mbrapa për të ndërtuar më tutje standarde të reja për të gjithë pjesën e Akademisë së Policisë dhe Akademisë së Sigurisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Raporti i Transparency International, Rama: Pozicioni më i mirë ndonjëherë, të parët në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama tha sot në bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se në raportin e Transparency International,…

Global 360

Osmani, takim me Macron në Paris: Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Macron në pallatin Élysée

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Raporti i Transparency International, Rama: Pozicioni më i mirë ndonjëherë, të parët në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama tha sot në bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale se në raportin e Transparency International,…