Gratë dhe vajzat në uniformë, mesazhe kundër dhunës me bazë gjinore

“Forcat e Armatosura nuk janë vetëm simbol i mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe shembull i guximit dhe solidaritetit”, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.


“Forcat e Armatosura nuk janë vetëm simbol i mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe shembull i guximit dhe solidaritetit”, u shpreh sot ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave gratë dhe vajzat në uniformë përcjellin një mesazh të fuqishëm, theksoi Vengu, i cili shtoi se, dhuna ndaj grave nuk është vetëm një çështje personale, por një sfidë për të gjithë shoqërinë.

Në një videomesazh të ndarë nga ministri Vengu, ato shprehen se, “dhuna nuk është zgjidhje, duhet të guxojmë të flasim dhe të kërkojmë ndihmë”.

“Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë në shtëpinë e saj”, është një tjetër mesazh.

“Kush hesht ndaj dhunës bëhet bashkëfajtor. Denonco dhunën, një veprim i vogël mund të shpëtojë jetë. Një shoqëri e fortë fillon duke siguruar gratë e dhunuara dhe duke i mbrojtur ato”, theksojnë gratë dhe vajzat në uniformë.

“Respekti, dinjiteti janë e drejta themelore e gjithsecilit. Gratë janë forca e shoqërisë, jo viktimë e saj. Mos mbyll sytë, denonco. Ndryshimi fillon nga ne. Ndaj t’i themi stop dhunës për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, shprehen ato.

“Respekti dhe barazia janë bazat e një shoqërie pa dhunë. Dhuna shkatërron jetë, por ne mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe një të ardhme të drejtë. Gratë meritojnë dashuri, dinjitet dhe jo dhunë. Secila nga ne ka fuqinë të thotë mjaft më, heshtja nuk është zgjidhje, fol për vete dhe për ato që nuk kanë zë. Gruaja nuk është objekt, është themeli i jetës. Lufto për drejtësi, jo për dominim. Mos lejo që dhuna të jetë historia e askujt. Dhuna është e papranueshme në çdo formë dhe në çdo rrethanë. Të mbrojmë gratë është të mbrojmë të ardhmen. Asnjë justifikim. Bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, u shprehën ato.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.

Global 360

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Në ditën e parë të mandatit të dytë, Presidenti Donald Trump shpalosi vizionin për një Amerikë më të guximshme dhe…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë

Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.