Koçiu: Pajisja e imazherisë hibride PET-CT për herë të parë në Shqipëri, hap madhor në diagnostikimin e hershëm të tumoreve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në Vjenë me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në Vjenë me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, njëherësh kryetar i departamentit të Bashkëpunimit Teknik, Hua Liu.

Gjatë takimit, ministrja Koçiu dhe Mariano diskutuan mbi rëndësinë e aplikimeve të teknologjisë bërthamore në shëndetësi dhe për mbështetjen që IAEA ka ofruar për forcimin e kapaciteteve tona mjekësore dhe shkencore.

Ministrja Koçiu theksoi se “falë këtij bashkëpunimi, kemi arritur përmirësime të ndjeshme në infrastrukturën e imazherisë diagnostike, mjekësinë bërthamore dhe radioterapinë, mbrojtjen nga rrezatimi si dhe zhvillimin profesional të personelit tonë shëndetësor”.

“Një nga projektet konkrete në zbatim është instalimi i një akseleratori të ri linear në QSUT, duke shtuar teknikat e avancuara për trajtimin e kancerit dhe duke përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve të radioterapisë në Shqipëri”, deklaron ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me IAEA, Koçiu bën me dije se “po punojmë për të sjellë për herë të parë pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, një hap madhor në diagnostikimin në fazë të hershme të sëmundjeve onkologjike”.

“Kjo pajisje do të mundësojë një identifikim më të hershëm dhe të saktë të kancerit, duke rritur ndjeshëm seancat për trajtim efektiv dhe jetëgjatësi”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, pas këtij takimi të mbajtur në kuadër të Ministerialit “Shkenca, teknologjia, aplikacionet bërthamore dhe Programi i Bashkëpunimit Teknik”, organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.