“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt, një program për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri.

Ministrja në fjalën e saj tha se programi do të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë, krijimin e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm dhe zbatimin e masave përshtatëse për të shpëtuar jetë dhe jo vetëm.

“Shumë e kënaqur që jam këtu për t’i hapur rrugën një programi të ri që nuk është ndër programet tradicionale me të cilat jemi mësuar të punojmë në sektorët tona, por nuk mund të ishte i mundur nëse nuk do të kishim një bashkim forcash dhe vetë paneli e tregon se sa i rëndësishëm është për ne programi i pagëzuar ALBdapt”, – tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit shtoi se falë bashkëpunimit me partnerët gjermanë dhe zviceranë është bërë e mundur që për herë të parë, Shqipëria të përfitojë një fond prej 35 milionë eurosh të dedikuar për mbrojtjen klimatike dhe emergjencat civile.

“Agjencia e Emergjencave Civile e di shumë më mirë këtë, sepse është skuadra që përballet me momentet më të vështira. Në kuadrin e këtij programi, jam e kënaqur që ja dolëm që nga Fondi i Gjelbër për Klimën, GCF, Global Clime Found, Shqipëria mbas shumë viteve arrin që falë bashkëpunimit me partnerë të rëndësishëm në fushën e mjedisit dhe klimës, siç është qeveria gjermane, por edhe qeveria zvicerane të fitojnë një fond që në shumën 35 milionë euro që t’ia mbushim mendjen GCF-së që duhet t’i japi.

E them këtë edhe në kuadrin e një 10-ditëshi interesant dhe të vështirë, ku me zhvillimet e COP29, ishte e vështirë për t’i bërë vendet e mëdha dhe ato përgjegjëse që të nxjerrin para. Vendet e mëdha nuk nxjerrin para për të ndihmuar vendet me më pak këllqe, por janë fonde me të cilat duhet bërë drejtësi, për të gjitha gjynahet që i janë bërë planetit dhe klimës në dekada, prej të cilat vendet e mëdha kanë nxjerrë fitime dhe kanë bërë ekonomi. Pra, janë fonde drejtësie, as lëmoshë, as bamirësie! Projekti ALBdapt mishëron një projekt të përbashkët për të ardhmen ku të dhënat në sistem, ato klimatike dhe të paralajmërimit të hershëm të bëhen të dhënat për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shtoi ministrja.

Kumbaro theksoi faktin se Shqipëria është një vend plot resurse të vyera, por mbetet e pozicionuar gjeografikisht si një vend i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike.

“Shikojmë çdo ditë në media se si përtëriten përmbytjet, se si ndikon kjo në jetën e mijëra qytetarëve dhe dëmet ekonomike që nuk janë çështje kujtese, por pasoja që kalojnë nga një dekadë në tjetrën. Mungesa e një sistemi modern hidrometerologjike e ka shtuar ndjeshmërinë tonë dhe ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një reforme të thellë në këtë sektor për të cilën nevojiten mjete financiare dhe një bashkëpunim mes institucioneve tona. Lajmet që dikur një vend përmbytjet një një kontinent tjetër ose në tonin na dukej si kiamet, fatkeqësisht sot janë kthyer në lajmin e ditës. Mjafton të kuptojmë çfarë ndodhi në Spanjë para disa ditësh për të kuptuar se Mesdheu në të cilin ndodhemi është një nga zonat më të rrezikshme, përmbytje, thatësirë, zjarre, rrëshqitje, erozion. Ndryshimet klimatike nuk janë një nocion, por me këtë term duhet të mësojmë qytetarët, administratën vendore, rajonale dhe prandaj nuk është diçka që mund të bëhet vetëm nga qeveria apo vetëm në seminare. Synohet një modernizim i infrastrukturës së sofware-ve dhe hardware-ve të sistemit hidrometeorologjik në Shqipëri në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Hidrometerologjisë”.

Ky projekt sipas ministres Kumbaro tenton gjithashtu “një reformim institucional në fushën e hidrometeorologjisë, përfshirë dhe bazën ligjore, krijimin e një platforme kombëtare, për të dhënat dhe shërbimet klimatike të aksesueshme në kohë reale nga të gjithë aktorët, krijimin dhe operacionalizimin e një sistemi 24/7 modern të paralajmërimit të hershëm që do të adresojë disa nga risqet të evidentuara për fatkeqësitë, gjithashtu do të përcaktojë edhe strukturat standarde me të cilat mund të operohet dhe të qartësohen rolet e çdo institucioni. Krijimin e një mekanizmi financiar që do të studiojë masa të përshtatshme jo vetëm për të parandaluar apo zgjidhur pasojat, por edhe që të jenë masa në përputhje në pajtim me ekosistemet”.

Sakaq, Programi do të integrojë teknologjinë dhe ekspertizën më të avancuar meteorologjike nga institucione të njohura si Zyra Federale për Meteorologji dhe Klimatologji e Zvicrës. Një aspekt thelbësor i programit është modernizimi i infrastrukturës hidro-meteorologjike të Shqipërisë. Përmes integrimit të pajisjeve dhe softuerëve të avancuar, programi do të harmonizojë dhe qendërzojë informacionin mbi klimën, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

Ky projekt e bën Shqipërinë të parin vend në rajon që akseson fonde bilaterale nga Fondi i Gjelbër i Klimës, të cilat adresojnë problematikat dhe vulnerabilitetin e vendit ndaj ndryshimeve të klimës, si përgjigje ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, por edhe plotësimit të detyrave të Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

(ATSH)

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Arti në luftë!

Mbi 300 vizatime e fotografi të ekspozuara në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Kurator studiuesi Mehmet Gëzhilli.