Rama: Absurd bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufi

Kryeministri: Kjo ëshë një masë ekstreme antidemokratike


Kryeministri Edi Rama komentoi sot aituatën e krijuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës, ku një grup gazetarësh shqiptarë u bllokuan për rreth 3 orë për asrye të panjohura.

Kryeministri falënderoi ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij në zhbllokimin e kësaj situate, të cilën e konsideroi absurde.

“Që në fillim dua t’ju shpreh keeqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëria për të ndjekur këtë takim, të cilët u bllokuan për disa orë në kufi për arsye të panjohura për ne. Por dua edhe të falënderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situate absurde që kurrë nuk i ka ndodhur dhe nuk mund t’i ndodhë në asnjë mënyrë, për asnjë lloj arsyeje një gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se që nesër qeveria shqiptare do t’i drejtojë zyrtarisht një kërkesë autoriteteve greke për rishikimin e një vendimi absurd të 12 viteve më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi.

“Meqë po flasim për gazetarët dhe lirinë e informimit dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve në territorin e Europës sonë të përbashkët, dua të besoj se ministri i Jashtëm i Greqisë, vetë qeveria greke, do t’i prëgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’ja drejtojmë zyrtarisht që nesër për rishikimin e një vendimi absurd të autoriteteve greke 12 vjet më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi”, tha Rama.

Rama tha se “Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim”.

“Ai nuk ka bërë asnjë gjë më shumë dhe asgjë më pak se sa punën e tij si gazetar i apasionuar pas gjurmëve të historisë së shqiptarëve. Dhe nëse këndvështrimi i tij i historisë është i ndryshëm nga i kujtdo qoftë në Athinë, që ka nxitur apo ka marrë vendimin absurd për të ndaluar lirinë e tij të hyrjes në një vend të BE-së siç është Greqia fqinje dhe mike, ky nuk mund të jetë kurrën e kurrës një shkak për t’i hequr arbitrarisht një gazetari lirinë europiane të lëvizjes”, tha Rama.

Përkundrazi, kryeministri theksoi se kjo ëshë një masë ekstreme antidemokratike, antieuropiane e cila bie ndesh me çdo vlerë dhe parim të komunitetit demokratik europian.

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…